Mbi 80 për qind e Kumanovës ka ujë që duhet të përdoret si teknik, deri në konfirmimin përfundimtar nga Qendra për Shëndet Publik
- Mbi 80 për qind e Kumanovës kanë ujë në amvisëri, njoftuan sot kompetentët nga ndërmarrja publike "Ujësjellësi". Në periudhën e ardhshme pritet një stabilizim i plotë i furnizimit me ujë. Për momentin pa ujë janë pjesët e larta të qytetit, qytetarët nga "Narodna Revolucija", nga "Franc Rozman", "Bajram Shabani", qytetarët nga pjesa afër varrezave të qytetit. Për qytetarët e zonës qendrore, sipas informacioneve, furnizimi me ujë është stabilizuar plotësisht.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 11:29, 23 maj, 2024
Kumanovë, 23 maj 2024 (MIA) - Mbi 80 për qind e Kumanovës kanë ujë në amvisëri, njoftuan sot kompetentët nga ndërmarrja publike "Ujësjellësi". Në periudhën e ardhshme pritet një stabilizim i plotë i furnizimit me ujë. Për momentin pa ujë janë pjesët e larta të qytetit, qytetarët nga "Narodna Revolucija", nga "Franc Rozman", "Bajram Shabani", qytetarët nga pjesa afër varrezave të qytetit. Për qytetarët e zonës qendrore, sipas informacioneve, furnizimi me ujë është stabilizuar plotësisht.
"Mbi 80 për qind e qytetarëve pa problem marrin ujë nga sistemi ujësjellës. Gjatë orëve në vijim pritet stabilizim i plotë në të gjitha pjesët e qytetit. Ju rikujtojmë që uji të përdoret si teknik, deri në konfirmimin përfundimtar nga Qendra për Shëndet Publik, e cila duhet të bëjë tri analiza të njëpasnjëshme që do ta vërtetojnë cilësinë e ujit të pijshëm", tha drejtori i NP "Ujësjellësi", Oliver Stojamnovski.
Pas analizës së parë, rezultatet priten brenda 48 orëve, ndërsa nevojiten tri analiza të njëpasnjëshme.
Edhe kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, informoi se furnizimi me ujë ngadalë po stabilizohet dhe problemi do të tejkalohet në orët e ardhshme.
"Kërkoj ndjesë në emrin tim dhe falënderoj të gjithë qytetarët për mirëkuptimin e tyre për havarinë dhe ndërprerjen e procesit të furnizimit me ujë të qytetit për shkak të kushteve të këqija atmosferike. Faleminderit ekipeve të NP "Ujësjellësi" që me shumë përkushtim dhe profesionalizëm e zgjidhën këtë problem me ujësjellësin e qytetit", thotë Dimitrievski.
Gjatë ditës do të mbahet edhe një mbledhje e shtabit komunal për mbrojtje dhe shpëtim.
Dje në mëngjes kompetentët informuan se uji është i turbullt nga reshjet e dendura të shiut në rajonin e Likovës. Gjatë ditës së djeshme kumanovanët nuk kanë pasur ujë, përveç disa vendbanimeve që furnizohen me ujë nga "Mitev Most" dhe Bedinjë.
Foto: MIA