• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mbi 450.000 persona protestuan kundër ekstremit të djathtë në Gjermani

Mbi 450.000 persona protestuan kundër ekstremit të djathtë në Gjermani

Berlin, 5 shkurt 2024 (MIA) - Rreth gjysmë milionë njerëz demonstruan kundër ekstremizmit të krahut të djathtë në të gjithë Gjermaninë gjatë fundjavës, tregojnë të dhënat preliminare të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB). 

Sipas zëdhënësit të MPB-së gjermane, kundër të djathtës ekstreme kanë protestuar 457.000 njerëz në 128 ngjarje. Për shkak të mungesës së shifrave nga krahinat Hamburg, Maklenburg-Pomerania Perëndimore dhe Sar, ky është një numër i përkohshëm, theksoi zëdhënësi, transmeton DPA.

Sipas policisë më shumë se 150.000 njerëz janë mbledhur të shtunën para ndërtesës së Rajhastagut në Beriln në të cilën gjendet Dhoma e Poshtme e parlamentit gjerman për të protestuar për demokraci dhe tolerancë. Organizatori informon për 300.000 pjesëmarrës. 

Ministria e Punëve të Brendshme rregullisht i bazon numrat e saj në vlerësimet e policisë.

Protestat në rrugë u zhvilluan në qytete të ndryshme anembanë Gjermanisë pas një raporti të publikuar më 10 janar nga grupi i gazetarëve investigativ. Raporti zbuloi detaje të një takimi në nëntor midis të djathtës ekstreme dhe politikanëve individualë nga partia Alternativa për Gjermaninë (AfD) në të cilën u diskutuan planet për të dëbuar miliona njerëz me prejardhje të emigrantëve.

Në tubim u diskutua se si të largohen nga vendi një numër i madh shtetasish të huaj – përfshirë azilkërkuesit ata që grupi i quan “qytetarë të paasimiluar” dhe emigrantë me pasaporta gjermane – edhe nën presion.

Për sot planifikohen më shumë protesta kundër ekstremizmit të djathtë, duke përfshirë një tubim në Frankfurt, në të cilin pritet të marrin pjesë rreth 7.000 njerëz, thekson DPA. qa/

Foto: DPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR