• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Mbi 30 të lënduar pas lëshimit të gazit irritues në një shkollë gjermane

Mbi 30 të lënduar pas lëshimit të gazit irritues në një shkollë gjermane

Frankfurt, 5 nëntor 2025 (MIA) – Më shumë se 30 nxënës dhe mësues besohet se janë lënduar nga një gaz irritues i lëshuar në një shkollë në Gjermaninë jugperëndimore, kumtoi sot policia lokale.

Siç transmetoi DPA, 29 nxënës dhe tre mësues pësuan irritim të traktit respirator dhe syve.

Disa prej tyre u dërguan në spital, ndërsa të tjerë u mjekuan në vend në qytetin Shpizen-Elversberg, i cili ndodhet në afërsi të kufirit francez në jugperëndim të Frankfurtit.

Policia është ende në kërkim të të dyshuarit, ndërsa lloji i saktë i gazit të lëshuar nuk është përcaktuar ende.

Rreth 170 persona ndodheshin në shkollë në kohën e incidentit. ls/

Foto: DPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR