• e premte, 22 nëntor 2024

Mbeturina të rrezikshme janë hedhur në deponinë private në Gjorçe Petrov, Arsovska pyet nëse klienti më i madh është komuna

Mbeturina të rrezikshme janë hedhur në deponinë private në Gjorçe Petrov, Arsovska pyet nëse klienti më i madh është komuna

Shkup, 18 janar 2024 (MIA) - Inpektorët e mjedisit jetësor të Qytetit të Shkupit, pas ndjekjes disaditëshe, pardje, në bashkëpunim me policinë nga SP Gjorçe Petrov, parandaluan ekocid në një parcelë në komunën e Gjorçe Petrovit, duke zbuluar deponi të egër private në të cilën liheshin mbeturina të rrezikshme. Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovka në konferencë për shtyp tha se kryesit para 20 dëshmitarëve u hasën gjatë kryerjes së veprës penale në lokacionin në të cilën brenda ditës nga 50 deri 100 kamionë kanë hedhur mbeturina toksike dhe pyeti nëse klienti më i madh ka qenë Komuna e Gjorçe Petrovit.

"Bëhet fjalë për katastrofë ekologjike të shkallës së parë e cila në Komunën e Gjorçe Petrovit ka ndodhur në një parcelë prej 4000 metrave katrorë pronë private dhe rreth 5000 metra katrorë pronë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, mu afër lumit Lepenc, në lokacion vetëm rreth 100 metra larg stacionit të ri filtrues të cilin e ndërton Komuna Gjorçe Petrov, ndërkaq është financuar nga Bashkimi Evropian... Pardje, më 16 janar, gjatë kryerjes së ekocidit, i kapëm në vend-ngjarje. Janë parandaluar në kryerjen e aktiviteteve jolegale, është kryer kontroll i parcelës, janë marrë dëshmi për ekocidin e kryer, është fotografuar gjendja. Rasti është paraqitur në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ndëra në vendin e ngjarjes kishin dalë edhe nëpunës policorë", deklaroi Arsovska.

Kumtoi se deponia e egër private është në pronësi të kompanisë e cila është nën hetim për vepra të tjera, dhe e personit të punësuar në Komunën e Gjorçe Petrovit në Sektorin për financa i cili, siç tha, "në rrjetet sociale mund të vërehet në hoqëri me kryetarin e Komunës së Gjorçe Petrovit, Aleksandar Stojkovski".

Градоначалничката на Град Скопје, Данела Арсовска, изјави дека очекува одговорност од Советот на Град Скопје, во врска со најавата за прекин на работа на Јавното сообраќајно претпријатие (ЈСП

Theksoi se rasti është "kriminel dhe skandaloz" dhe bëri thirrje që procesuimi të jetë sa më i shpejtë.

"Qyteti i Shkupit parashtroi edhe padi penale në MPB kundër peronave të cilët bënin biznes me të cilin e rrezikojnë shëndetin e qytetarëve, ndërkaq do të parashtrojmë edhe padi adekuate penale kundër kryetarit të Komunës së Gjorçe Petrovit. Më e pakta është të ketë përgjegjësi morale në këtë moment, ndërsa më pas edhe përgjegjësi nga funksioni i kryetarit të komunës... Qyteti i Shkupit, dhe as unë si kryetare e tij, nuk do të lejojmë cili do me vetëdije dhe për përfitim t'i helmojë shkupjanët", tha Arsovska.

Sqaroi se nga mostrat e marra, sipas kontrollit të inspektorëve, mbeturinat janë shumë më të rrezikshme sepse ka pasur sasi të mëdha të elementeve të salonitit, si dhe shumë goma, dhe ato janë hedhur njëkohësisht në Lepenc dhe në "sasi të mëdha" janë groposur afër lumit. Gjithashtu, ka pasur edhe copa meatalike që, siç tha, janë "seriozissht kancerogjene dhe të rrezikshme". ab/

Foto: printskrin 

QËNDRONI TË LIDHUR