Mbesa ka tentuar me thikë t'i privojë nga jeta gjyshen dhe gjyshin e vet në Manastir
- Në Manastir, mbesa ka tentuar t'i privojë nga jeta gjyshen dhe gjyshin e vet, duke u shkaktuar disa plagë me thikë. Prokuroria themelore publike Manastir informoi se janë dhënë disa urdhra dhe udhëzime për ndriçim të plotë të rastit.
- Post By Arta Bunjaku
- 20:14, 11 qershor, 2025
Shkup, 11 qershor 2025 (MIA) - Në Manastir, mbesa ka tentuar t'i privojë nga jeta gjyshen dhe gjyshin e vet, duke u shkaktuar disa plagë me thikë. Prokuroria themelore publike Manastir informoi se janë dhënë disa urdhra dhe udhëzime për ndriçim të plotë të rastit.
E dyshuara, sipas Prokurorisë, ësht[ privzar ngha liria dhe po veprohet për sigurimin e dëshmive.
"Pas autorizimit të prokurorit publik nga Prokuroria themelore publike Manastir, ekipe të MPB-së kryen ekspertizë në vendin e ngjarjes në shtëpinë në rrugën 'Solunska', ku sipas njohurive të para, mbesa, gjatë ushtrimit të dhunës familjare ka tentuar t'i privojë nga jeta gjyshërit e saj, duke u shkaktuar disa plagë nga thika. Prokurori publik dha disa urdhra dhe udhëzime për ndriçim të plotë të ngjarjes", informojnë nga PPRMV. ab/
Foto: МIА arkivi