• e mërkurë, 03 korrik 2024

Mbape tashmë ka rezervuar një shtëpi në Madrid

Mbape tashmë ka rezervuar një shtëpi në Madrid

 Madrid, 2 janar 2024 (MIA) - Futbollisti i PSZH-së Kilian Mbape tashmë ka rezervuar një shtëpi në Madrid, raporton "El Chiringuito".

 Kjo tregon që francezi 25-vjeçar po përgatitet të transferohet në Real Madrid.

Në mediat spanjolle shkruhet  për një kontakt të drejtpërdrejtë të Mbape me kryetarin e Klubit madrilen Florentino Perez.

 Gjatë ditës së djeshme u publikua se Real Madridi ka dorëzuar një ofertë zyrtare për futbollistin francez dhe kishte vendosur një afat për një vendim - mesi i janarit.

 Marrëveshja e Mbapes me PSZH-në është deri në verën e vitit 2024. Këtë sezon ka luajtur 22 ndeshje, duke shënuar 21 gola dhe dy asistime.

Portali "Transfermarkt" vlerëson vlerën e lojtarit në 180 milionë euro. 

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR