Mbape shtrohet në spital
- Lojtari i Real Madridit, Kilian Mbape është shtruar në spital për shkak të gastroenteritit akut, bëri të ditur sot klubi spanjoll, pasi lojtari francez humbi ndeshjen e parë të Kupës së botës për klube kundër Al Hilalit.
- Post By Fami Bajrami
- 17:26, 19 qershor, 2025

Majami, 19 qershor 2025 (MIA) – Lojtari i Real Madridit, Kilian Mbape është shtruar në spital për shkak të gastroenteritit akut, bëri të ditur sot klubi spanjoll, pasi lojtari francez humbi ndeshjen e parë të Kupës së botës për klube kundër Al Hilalit.
Njëzetë e gjashtë vjeçari Mbape mungoi në stërvitje të martën për shkak të temperaturës së lartë, ndërsa më pas nuk luajti as në ndeshjen e djeshme e cila përfundoi pa fitues - 1:1 kundër përfaqësueses saudite.
Në komunikatën për media të Real Madridit theksohet se Mbape është "hospitalizuar për shkak të gastroenterit akut" dhe po i nënshtrohet "një sërë testesh".
Gastroenteriti është një infeksion i sistemit tretës që mund të shkaktojë të vjella dhe diarre.
Nuk ka informacione nëse Mbape do të jetë gati për ndeshjen e radhës kundër Paçukas e cila është planifikuar të luhet të dielën në orën 21.
FOTO: EPA