• e enjte, 18 prill 2024

Mbape: Mesi në PSZH nuk ishte lojtari i njejtë me atë të Barcelonës

Mbape: Mesi në PSZH nuk ishte lojtari i njejtë me atë të Barcelonës

Paris, 20 nëntor 2023 (MIA) - Futbollisti më i mirë i Pari Sen Zhermen, Kilian Mbape tregoi se si u ndryshua loja e Lionel Mesit pas ardhjes së tij nga Barcelona. 

"E dini, futbolli e dikton kohën e tij, e dikton ritmin e tij. Nëse nuk ndryshoni, futbolli kalon në diçka tjetër dhe ju harroheni. Madje edhe më të mëdhenjtë duhej të ndryshojnë diçka. Luajta me Mesin edhe ai për shembull, e ndryshoi lojën e tij. Në PSZH, ai nuk ishte lojtari i njejtë sikurse në Barcelonë, e kjo i mundësoi të fitonte Kupën e Botës, titujt kolektivë dhe individualë", tha Mbape për "90min".

Mesi luajti për PSZH-në nga viti 2021 deri 2023. Për parisienët ka zhvilluar 75 ndeshje dhe ka shënuar 32 gola dhe 35 asistime. si/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR