• e enjte, 04 korrik 2024

Mbape: Largohem me kokën lart

Mbape: Largohem me kokën lart

Paris, 26 maj 2024 (MIA) - Sulmuesi francez Kilian Mbape deklaroi se me kokën lart ndahet me Pari Sen Zhermani, pasi klubi parizien e mposhti mbrëmë Olimpik Lionin me 2:1 në finalen e Kupës së Francës.

Mbape këtë muaj bëri të ditur se do të largohet nga klubi francez në fund të sezonit në radhët e të cilit ishte shtatë vjet, ku u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me 256 gola.  


Ndeshja e tij e fundit për klubin ishte në finalen e së shtunës në Lil, ki PSZH fitoi pas golave të Usmanit dhe Fabian Ruisit në pjesën e parë të lojës.

 "Ishte vështirë dhe kënqësi në të njëjtën kohë, sepse kjo është finale dhe në fund fituam. Jam i përmbushur me gëzim", deklaroi Mbape para gazetarëve.

 "Të gjithë këto janë kujtime të bukura, shumë vite të kaluara, si në PSZH, ashtu edhe në ligën franceze. Largohem me kokën lart dhe me trofe të fituar", shtoi Mbape.

 Pritet Mbape në ditët në vijom ta zyrtarizojë largimin e tij te gjiganti spanjoll Real Madridi.

Foto: Iks

 

QËNDRONI TË LIDHUR