• e premte, 16 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Mbape ka mundësi ta humbë finalen e Kupës me Barcelonën

Mbape ka mundësi ta humbë finalen e Kupës me Barcelonën

Madrid, 22 prill 2025 (MIA) – Problem i madh për Real Madridin në prag të finales të së shtunës në Kopa del Rej kundër Barcelonës, pasi ka mundësi të mëdha që ylli i ekipit, Kilian Mbape ta humbë “El Klasikon” për shkak të lëndimit, të cilin e mori të mërkurën e kaluar në Ligën e Kampionëve. 

Siç deklaroi trajneri Karlo Ançeloti, sulmuesin francez ende e mundojnë pasojat nga lëndimi nga ndeshja me Arsenalin dhe për shkak të kësaj nuk do të mund të jetë në dispozicion për ndeshjen e nesërme kundër Hetafes (ora 21:30): Mbape, gjithashtu, është i pasigurt për finalen e Kupës së Mbretërve. 

“Ai po përballet me një lëndim dhe nuk mund ta ndihmojë ekipin. Ai u lëndua në ndeshjen kundër Arsenalit të mërkurën e kaluar dhe që nga ajo kohë është në terapi. Po bën gjithçka që të jetë në dispozicion të shtunën”, deklaroi trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti në konferencën e sotme për media.

Mbape nuk luajti kundër Atletik Bilbaos të dielën për shkak të suspendimit. fc/

Foto: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR