• e mërkurë, 03 korrik 2024

Mbape do të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare me Realin dhe do të fitojë 15 milionë euro në vit

Mbape do të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare me Realin dhe do të fitojë 15 milionë euro në vit

Madrid, 17 maj 2024 (MIA) - Sulmuesi francez Kilian Mbape u pajtua në zvogëlim të konsiderueshëm të pagës gjatë kalimit të tij nga PSZh-ja në Real Madrid, pohon Skaj Sports. Pritet që 25 vjeçari të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me spanjollët për pagë prej 15 milionë euro pas tatimimit. Lojtari do të marrë edhe 150 milionë euro si bonus për nënshkrim.

Sipas Skaj Sports, paga e Mbapes në PSZh në sezonin 2023/2024 ka qenë 75 milionë euro në vit. Futbollisti ka marrë edhe 30 milionë euro nga parisienët në lloj të bonusit për nënshkrimin.

Mbape paralajmëroi se do të largohet nga PSZh-ja si lojtar i lirë në fund të sezonit 2023/24. Me siguri, sulmuesi karrierën do ta vazhdojë në Real të Madridit. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR