• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mbështetje për ndryshimet e propozuara të Ligjit për mbrojtje shëndetësore nga komisioni kuvendor amë

Mbështetje për ndryshimet e propozuara të Ligjit për mbrojtje shëndetësore nga komisioni kuvendor amë

Shkup, 12 mars 2024 (MIA) - Komisioni kuvendor për Shëndetësi sot e pranoi Propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Mbrojtje Shëndetësore, me procedurë të shkurtër, me të cilin mundësohet që punonjësit shëndetësorë të vazhdojnë me punë deri në 67 vjet.

Propozues janë deputetët e LSDM-së, Martin Kostovski dhe Sonja Mihaillovska, ndërsa qëllimi i miratimit të tij, siç bëhet e ditur në sqarim, është sigurimi i kuadrit të trajnuar për ofrimin e ndihmës mjekësore të personave të cilët gjenden në situatë për rrezik jete dhe mundësimin që punonjësit shëndetësorë të cilët do të shprehin vullnet, të vazhdojnë të punojnë edhe pas përmbushjes së kushteve ligjore për të shkuar në pension, gjegjësisht pasi të mbushin 64 vjet, të mund tu vazhdohen kontratat e punës më së shumti deri 67 vjet, sipas dispozitave nga Ligji për marrëdhënie pune. 

Me ndryshimet dhe plotësimet e propozuara do të mundësohet që punëdhënësi t'i shtojë edhe shkencat organizative kushteve për emërimin e drejtorit. Po ashtu, janë duke u saktësuar kushtet për kryerjen e papenguar të veprimtarisë shëndetësore në rrjetin e institucioneve shëndetësore, harmonizimi, përcaktimi i saktë i procedurës për funksionim sa më të shpejtë dhe efikas të institucioneve.

"Me ndryshimet dhe plotësimet e propozuara në Ligjin për Mbrojtjen Shëndetësore, futet një qasje e standardizuar dhe e unifikuar për organizimin dhe kryerjen e trajnimeve të personelit mjekësor dhe jomjekësor për ofrimin e ndihmës mjekësore personave që janë në gjendje të rrezikshme për jetën, trajnime të organizuara nga Qendra e Simulimit Mjekësor si i vetmi institucion i autorizuar në përputhje me një program të miratuar më parë, duke u mundësuar punonjësve shëndetësorë, përkatësisht bashkëpunëtorëve shëndetësorë të cilët shprehin vullnetin e tyre për të vazhduar punën edhe pas plotësimit të kushteve ligjore për pension, pra pas mbushjes së moshës 64 vjeç, të mund tu propozohet që kontrata e punës të mund tu vazhdohet më së shumti deri në 67 vjet, sipas dispoziatave nga Ligji për marrëdhënie pune", sqarohet në Propozimin e ligjit.

Siç bëhet e ditur në sqarim, propozimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësore, me procedurë të shkurtër nuk shkakton pasoja financiare ndaj Buxhetit republikan dhe mjeteve të tjera publike financiare. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR