• e hënë, 23 dhjetor 2024

MASH: Mësimi për ditët e votimit do të kompensohet gjatë ditëve të punës

MASH: Mësimi për ditët e votimit do të kompensohet gjatë ditëve të punës

Shkup. 23 prill 2024 (MIA) - Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se mësimi për ditët e votimit, 24 prill dhe 8 maj, si dhe 30 nëntor kur u organizua Samiti i OSBE-së në Shkup, do të kompensohen në ditët e punës dhe jo të shtunave.

MASH përmes një letre për mediat pasditen e sotme njoftoi se viti shkollor nuk do të zgjatet dhe do të përfundojë sipas kalendarit mësimor, por në ditët e javës së punës nxënësit do të qëndrojnë më gjatë për të kompensuar atë që kanë munguar. Drejtorët e shkollave janë përgjegjës për organizimin.

Plotësimi i orëve mësimore të parealizuara do të planifikohet dhe organizohet nga drejtorët e shkollave dhe do të realizohet me qëndrim më të gjatë të nxënësve në ditët e javës së punës, në kuadër të orarit gjashtë - orësh të kohës së punës së mësimdhënësve.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës kujton se viti shkollor për nxënësit e shkollave të mesme zgjat deri më 10 qershor, ndërsa për nxënësit e shkollave fillore deri më 17 qershor.

"Është e nevojshme që të ruajmë interesin më të mirë të nxënësve ndërsa kjo nënkupton që ata të kompensojnë plotësisht dhe në mënyrë cilësore materjen e paraparë mësimore", thekson MASH.

Shkollat ​​nuk do të punojnë nesër dhe më 8 maj, ndërsa në ato ku do të votohet, sot kanë punuar me orar të reduktuar për shkak të përgatitjeve. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR