• e premte, 05 dhjetor 2025

MASH: Mësim onlajn në katër shkolla në Gazi Babë

MASH: Mësim onlajn në katër shkolla në Gazi Babë

 Shkup, 14 shtator 2025 (MIA) - Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) informon se mësimi në shkollat ​​fillore "Krum Toshev", "Njegosh", "Vera Jociq"" dhe "Naum Naumovski Borçe" në Komunën e Gazi Babës, nga e hëna, 15 shtator deri të premten, 19 shtator, do të zhvillohet pa praninë fizike të nxënësve në shkolla, por onlajn.

 Për shkak të zjarrit në Trubarevë, Komuna e Gazi Babës dhe rekomandimeve të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit Jetësor, në një seancë urgjente të Qeverisë u miratua një Konkluzioni që mësimi në katër shkollat ​​fillore përmes mësimit në distancë, duke përdorur mjete komunikimi elektronik.

 "Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar shkollat ​​që të organizojnë mësimin në përputhje me kushtet e krijuara rishtazi", theksohet në komunikatën e MASH-it.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR