• e hënë, 23 dhjetor 2024

Martinez: Treguam qëndrueshmëri, vullnet dhe besim

Martinez: Treguam qëndrueshmëri, vullnet dhe besim

Lajpcig, 19 qershor 2024 (MIA) - Seleksionuesi i reprezentacionit portugez në futboll, Roberto Martinez është i kënaqur nga loja e të zgjedhurve të tij në ndeshjen kundër Çekisë në xhiron e parë të EURO2024.

Portugezët mbrëmë në Lajpcig fituan me 2:1, pasi që çekët të parët kaluan në epërsi.

"Sot nuk ishte lojë për t'u vlerësuar taktika, teknika apo gjendja fizike e ekipit. Fotuam sot sepse treguam qëndrueshmëri, vullnet dhe besim. Për herë të parë fituam me vullnet të fuqishëm, duke treguar karakter të jashtëzakonshëm", deklaroi Martinez.

Në xhiron e dytë të KE 2024 Portugalia do të luajë kundër Turqisë, ndërsa Çekia do të takohet me Gjeorgjinë. Të dy ndeshjet do të luhen më 22 qershor. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR