• e premte, 05 dhjetor 2025

Marta Kos të hënën dhe të martën në Shkup në takim me liderët e Ballkanit Perëndimor për Planin e BE-së për rritje për rajonin

Marta Kos të hënën dhe të martën në Shkup në takim me liderët e Ballkanit Perëndimor për Planin e BE-së për rritje për rajonin

Bruksel, 27 qershor 2025 (MIA) - Eurokomsiarja për zgjerim, Marta Kos të hënën dhe të martën në Shkup do të ketë takim me liderët e vendeve nga Ballkani Perëndimor, mes të cilëve edhe kryeministrin Hristian Mickoski, kushtuar përpjekjeve për përshpejtim të zbatimit të Planit të BE-së për rritje për rajonin.

Siç kumtoi sot Komisioni evropian, krahas kryeministri Mickoski, në takimin me Kos do të marrin pjesë edhe liderët e Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi.

Në paralajmërim ceket se Plani për rritje për Ballkanin Perëndimor ofron përfitime për gjashtë vendet të cilat përgatiten për anëtarësim në BE, kështu që në takim do të shqyrtohet përparimi dhe do të diskutohet për hapat e ardhshëm në zbatimin e tij.

"Liderët do të punojnë me komisaren Kos për t'i shndërruar obligimet në aksion, duke u fokusuar në reforma kritike për lirim të mjeteve në kuadër të Planit për rritje dhe për sigurim të përfitimeve të dukshme për qytetarët e vendeve kandidate që para anëtarësimit (në BE)", ceket në kumtesë.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, Komisioni evropian thekson se Samiti do të jetë mundësi edhe për të biseduar për bashkëpunimin mes gjashtë vendeve në fusha si mbrojtja e konsumatorëve, turizmi dhe tregu i vetëm rajonal, me qëllim të avancimit të integrimit ekonomik të Ballkanit Perëndimor në Tregun e vetëm të BE-së.

"Si pjesë e diskutimeve, Komisioni do të propozojë edhe pako investuese prej 87,7 milionë euro në kuadër të Kornizës ekzistuese investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF). Pritet kjo pako të tërheqë pothuajse gjysmë miliardë euro ijnvestime private në projekte për energji të pastër në tërë rajonin", shtiohet në paralajmërim.

Plami për rritje të Ballkanit Perëndimor, të cilin  promovonte Komisioni evropian në tetor 2023, ka për qëllim ta nxisë rritjen ekonomike të rajonit dhe t'u ndihmojë vendeve të Ballkanit Perëndimor të inkaudrohen në BE.

Ai parasheh mjete prej gjashtë miliardë eurove për financim të reformave dhe ivestimeve në fusha, si energjetika, transporti dhe transformimi digjital. Qëllimi i këtyre mjeteve, të cilat do të paguhen në formë të granteve dhe huave nën kushte të volitshme, është rritja e prosperitetit dhe stabilitetit të rajonit të Ballkanit Perëndimor. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR