• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Marsh për të drejtat e grave “Vija e kuqe: Të drejtat e grave nuk janë për negocim!” për herë të tetë në Shkup

Marsh për të drejtat e grave “Vija e kuqe: Të drejtat e grave nuk janë  për negocim!” për herë të tetë në Shkup

Shkup, 8 mars 2024 (MIA) - "Gra, jetë, liri", "Vdekje për fashizmin mashkullor, liri për popullin femrëror", "Mjaft shkurtohen të drejtat e grave rome", "Për 0 vajza të martuara  nën presion", dhe "Punë shtëpiake të paguar" ishin pjesë e mesazheve të dërguara në Marshin e sontëm për të drejtat e gruas, i cili u mbajt këtë vit për të tetën herë nën sloganin “Vija e kuqe: Të drejtat e grave nuk janë për negocim!”.

 

Tetë vijat e kuqe të cilat i nënvizoi marshi i organizuar nga Platforma për barazi gjinore, sot ishin kërkesa për qasje të pakufizuar në abortin mjekësor të sigurt dhe legal në çdo komunë, pagë të barabartë për punë të barabartë dhe pagë të barabartë midis burrave dhe grave, qasja me vëmendjen e duhur ndaj institucioneve përgjegjëse për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna me bazë gjinore, transformimi i statusit të grave punëtore në kulturë, të cilat prej vitesh po përballen me pasiguri në lidhje me statusin e tyre të punës, 50 për qind përfshirje të grave në pozitat e pushtetit të bëhet realitet, zgjidhje sistematike për qasjen në pushim të paguar të lehonisë dhe pushimin mjekësor për gratë fermere, aksion për gratë punëtore dhe kujdes i siguruar për fëmijët e tyre dhe luftë kundër ryshfetit dhe korrupsionit.

 Sipas tyre, këto vija të kuqe nuk janë vetëm kërkesa, por edhe një udhërrëfyes për masat që mund të çojnë në progres.

 

Vijat e kuqe të Ana Avramovska Nushkovës nga Rrjeti Kombëtar  kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, pjesëmarrëse në marsh, janë për një shoqëri që njeh dhunën, zero gra të dhunuara, që të gjithë dhunuesit të shkojnë në burg dhe të sanksionohen siç duhet.

 

"Marshi i sotëm është për barazi për të gjitha gratë, për të gjitha paga të barabarta dhe mundësi të barabarta për punësim, për shërbime më të mira shëndetësore, për një shoqëri në të cilën nuk do të ushqehet kultura e dhunës", tha ajo.

 

Për Tanja Ivanova, nga Reaktor – Hulumtimi në aksion, të drejtat e grave nuk janë për negocim dhe janë pjesë e të drejtave të njeriut.

 

"Lufta nuk ka mbaruar, ka ende shumë punë për të arritur të drejtat e barabarta dhe kemi nevojë që të gjithë së bashku, sektori civil dhe institucionet dhe njerëzit që përfaqësojmë së bashku, mbi të gjitha të punojmë për ndryshimin e ndërgjegjes, për të sjellë një transformim social që më pas do të na mundësonte të gjithëve të gëzojmë njëlloj të gjitha të drejtat në këtë shoqëri", tha ajo.

Dita Ndërkombëtare e Gruas festohet çdo vit më 8 Mars. Është një ditë kur përkujtohet lufta e grave për barazi ekonomike, politike dhe sociale. qa

 

QËNDRONI TË LIDHUR