• e hënë, 23 dhjetor 2024

Marinikis: Marrëveshja e Prespës është marrëveshje që i obligon të dyja palët

Marinikis: Marrëveshja e Prespës është marrëveshje që i obligon të dyja palët

Athinë, 18 prill 2024 (MIA) - Marrëveshja ishte nënshkruar dhe tashmë paraqet marrëveshje që i obligon të dyja palët, tha zëdhënësi i Qeverisë, Pavlos Marinakis në brifingun e sotëm me gazetarë në Selanik, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për zgjedhjet tek ne dhe qëndrimin e liderit të VMRO-DPMNE-së se nuk do ta shfrytëzojë emrin "Maqedoni e Veriut", por edhe lidhur me skenarin për anulimin e marrëveshjes nga ana jonë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Marinakis përkujtoi pozicionin e Demokracisë së Re derisa ishte në opozitë, tha se qëndrimi atëherë ishte qartësisht i shprehur, por theksoi se paralelisht Kiriakos Micotakis, si lider i opozitës së atëhershme, "qartë bëri me dije se prej momentit kur kjo marrëveshje do të votohet, duhet të respektohet dhe paraqet marrëveshje të shtetit grek".

"Qartë i shprehëm dallimet tona, mospajtimet tona, kundërshtimin tonë, nëse e mbani mend, pati diskutim të ashpër në Parlamentin grek rreth propozimit të parashtruar nga grupi i deputetëve të Demokracisë së Re. Marrëveshja u nënshkrua dhe tashmë paraqet marrëveshje që i obligon të dyja palët. Do t'i shohim zgjedhjet në vendin fqinj. Secili vend ka të drejtë ta shprehë qëndrimin që konsideron se është i drejtë për vendin, por Greqia është shtet sovran i cili fare nuk lëshon pe nga pozitat e veta nacionale dhe gjithsesi se e tërë kjo nuk mund të ndryshohet brenda natës, sepse dikush dëshiron ashtu, siç e ka dëshmuar edhe vetë historia", theksoi Marinakis.

Paralelisht theksoi se do ta shohin rezultatin nga zgjedhjet tek ne dhe edhe njëherë përsëriti se "e vetmja gjë e sigurt është se Greqia ka Qeveri e cila në asnjë rast nuk do të lëshojë pe as për diçka të dakorduar, as për çështjet lidhur me të drejtat sovrane". ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR