• e diel, 22 dhjetor 2024

Marinakis: Pala tjetër nuk i respekton punët themelore, respektivisht emrin e vendit, i cili nuk quhet Maqedoni, por Maqedonia e Veriut

Marinakis: Pala tjetër nuk i respekton punët themelore, respektivisht emrin e vendit, i cili nuk quhet Maqedoni, por Maqedonia e Veriut

Athinë, 23 maj 2024 (MIA) - Pala tjetër nuk u përmbahet as punëve themelore, nuk i respekton çështjet themelore, siç është emri i vendit, i cili nuk quhet Maqedoni, por Maqedonia e Veriut, tha zëdhënësi i Qeverisë greke, Pavlos Marinakis në brifingun e sotëm të rregullt me gazetarët, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Marinakis edhe një herë i përsëriti pozitat greke, dërgoi kritika deri te SYRIZA për shkak të insistimit që memorandumet të ratifikohen në Parlament dhe porositi se tani për tani, nuk do të ndodh kjo pasi janë armë negociatore për palën greke.

"Nga momenti kur ekzistojnë disa armë negociatore që ende janë në tryezë, një prej tyre janë negociatat qasëse, procesi aderues i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, që është përshkruar në një nga tre memorandumet, qartë se nuk vazhdon përpara, pret dhe kërkohet nga pala tjetër t'i respektojë, në fillim punët themelore, respektivisht si quhet ky vend. Nuk quhet Maqedoni, quhet Maqedonia e Veriut, sipas Marrëveshjes së Prespës. E në vazhdim sheh si do të vazhdosh", tha Marinakis lidhur me memorandumet.

Ai përsëriti se edhe pse Demokracia e Re ishte "kundër Marrëveshjes së keqe të Prespës" dhe votoi kundër si opozitë, atëherë sqaroi se "nëse votohet dhe ratifikohet, do të duhet edhe të implementohet".

Në pyetje të gazetarëve nëse Athina zyrtare do të ndërmarrë masa konkrete në samiitn e ardhshëm të NATO-s në korrik në rast të mos respektohet Marrëveshja nga pala tjetër, Marinakis tha se nuk duhet të shpejtohet, do të presin të shohin si do të zhvillohen punët, por edhe potencoi se "kryeministri ka thënë se nuk bën asnjë lehtësim në të drejtat sovrane dhe interesat kombëtare të vendit". bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR