• e premte, 06 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Marinakis: Greqia është në dispozicion të vendit fqinj - në spitalet në Selanik janë hospitalizuar pesë të lënduar me djegie

Marinakis: Greqia është në dispozicion të vendit fqinj -  në spitalet në Selanik janë hospitalizuar pesë të lënduar me djegie

Athinë, 17 mars 2025 (MIA) - Sigurisht që jemi në dispozicion të vendit fqinj. Përsëri e shpreh dhimbjen tonë, ngushëllimet tona për familjet e të ndjerëve dhe shërim të shpejtë për të lënduarit, theksoi zëdhënësi i Qeverisë greke, Pavlo Marinakis në brifingun e sotëm me gazetarët, duke u përgjigjur në pyetjen e korrespondentes së MIA-s nga Athina sa i përket ndihmës së Greqisë për të lënduarit në tragjedinë në Koçan. 

Marinakis theksoi se Greqia është gjithashtu në dispozicion të mekanizmit evropian të shpëtimit dhe "do të hospitalizojë sa më shumë njerëz që të jetë e nevojshme".

"Deri më tani pesë persona janë shtruar në spitalet e Selanikut. Mbrëmë vonë janë transferuar dy të lënduar me djegie në Spitalin ushtarak 424, ndërsa tre të tjerë vazhdojnë të marrin mjekimin në spitalin Papanikolaou", tha Marinakis.

Ai tha se pas rastit tragjik dhe bisedës telefonike mes ministrave të Jashtëm të dy vendeve “me veprime të koordinuara të Ministrive të Jashtme, Shëndetësisë, Mbrojtjes civile dhe Shërbimit mjekësor të urgjencës greke, Greqia pranoi të gjithë të lënduarit me djegie përmes Mekanizmit evropian të mbrojtjes civile”.

Siç njoftoi MIA sot në mëngjes, në spitalin Papanikolaou janë shtruar dy vajza dhe një djalë, të moshës 25, 26 dhe 19 vjeç, të cilët kanë lëndime të rënda dhe djegie të mëdha, ndërsa dy pacientë në spitalin ushtarak në Selanik i janë nënshtruar trakeotomisë.

Ministri grek i Shëndetësisë Adonis Georgiadis mbrëmë përmes platformës X njoftoi se “Qendra kombëtare e ambulancës është në gatishmëri të plotë operacionale për transportin dhe trajtimin e të lënduarve me kërkesë të Maqedonisë së Veriut” dhe theksoi se katër spitale në Athinë dhe Selanik janë në gatishmëri shtesë. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR