• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mariçiqi dhe Osmani nga Brukseli: Ta shfrytëzojmë momentin pozitiv të zgjerimit dhe të mos humbim shansin për anëtarësim në BE

Mariçiqi dhe Osmani nga Brukseli: Ta shfrytëzojmë momentin pozitiv të zgjerimit dhe të mos humbim shansin për anëtarësim në BE

Bruksel, 7 dhjetor 2023 (MIA) - Ne shohim përpara drejt momentit pozitiv të rrugës sonë të integrimit evropian, duke filluar me miratimin e Kornizës negociuese vitin e kaluar i cili ishte vendimtar për ne dhe plot sfida, por në të njëjtën kohë të rëndësishme dhe të suksesshme deri në përfundim të takimeve të skriningut, tha sot zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane dhe kryenegociatori me BE-në, Bojan Mariçiq në fjalën hyrëse të takimit dypalësh me temën “Kapitulli 31 – Politika e Përbashkët e Jashtme dhe e Sigurisë” nga Klasteri 6 me përmbylljen e të cilës zyrtarisht përfundon procesi i skriningut të Maqedonisë së Veriut.

Në takim, në të cilin mori pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe sekretarja shtetërore në Sekretariatin për Çështje evropiane dhe zëvendëse e kryenegociatorit me BE-në, Drita Abdiu-Halili, zëvendëskryeministri Mariçiq theksoi rëndësinë e përfundimit me sukses të ciklit gjithëpërfshirës të procesit të shkriningut iniciuar nga metodologjia e re e anëtarësimit, duke theksuar vendosmërinë kolektive për të çuar përpara integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Ai gjithashtu theksoi përkushtimin e shtetit për harmonizimin e politikave të tij me ato të Bashkimit Evropian, përmes angazhimit të vazhdueshëm në dialogun politik.

"Vlen të theksohet se Republika e Maqedonisë së Veriut është e përfshirë në mënyrë aktive në dialog të rregullt politik për çështje të politikës së jashtme dhe të sigurisë në të gjitha nivelet dhe bashkëpunon ngushtë me Bashkimin Evropian dhe partnerët e tjerë nga Ballkani Perëndimor. Si shtet, jo vetëm që e pranojmë, por edhe e mbështesim plotësisht agjendën e këtij kapitulli e cila sinjalizon një përkushtim të fuqishëm për të harmonizuar politikat me standardet evropiane", tha Mariçiq.

Shefi i diplomacisë Osmani në fjalimin e tij theksoi se derisa vendi nuk i përmbush ndryshimet kushtetuese, rruga jonë eurointegruese do të ndalet artificialisht.

"Kjo do të jetë një mundësi e humbur historikisht në këtë situatë gjeopolitike në Union, kur zgjerimi është një prioritet dhe domosdoshmëri gjeostrategjike. Ndaj edhe një herë po bëj thirrje që të sigurohet shumica e nevojshme në Kuvend për arritjen e qëllimit e cila është me rëndësi strategjike kombëtare dhe është aspiratë e shumicës së qytetarëve tanë që t'i përkasin familjes euroatlantike, të cilën asnjë parti nuk mund ta injorojë, sidomos nëse pretendon të udhëheqë një qeveri të ardhshme", theksoi Osmani.

Vlerësim të suksesit dhe realizimit në kohë të procesit të skriningut dha edhe Komisioni Evropian në Raportin vjetor për progresin e vendit në rrugën evropiane duke theksuar një nivel solid të harmonizimit me legjislacionin evropian.

Përveç pjesëmarrjes në sesionin final të procesit të skriningut, zëvendëskryeministri Mariçiq do të ketë takime pune me zëvendëskryetarin e Komisionit Evropian dhe komisarin evropian për promovimin e mënyrës evropiane të jetesës, Margaritis Shinas dhe me Drejtorin e përgjithshëm të Drejtorisë për fqinjësi dhe negociata tw zgjerimit (NEAR), Gert Jan dhe me përfaqësues të lartë të BE-së, përfshirë edhe komisarin evropian për politikat e fqinjësisë dhe zgjerim, Oliver Varheji. qa/

Foto: SÇE

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR