• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mariçiq: Qytetarët tani janë më shumë të lidhur me BE-në dhe rajonin, bien shpenzimet për shërbimet e telekomunikacionit

Mariçiq: Qytetarët tani janë më shumë të lidhur me BE-në dhe rajonin, bien shpenzimet për shërbimet e telekomunikacionit

Shkup, 12 prill 2024 (MIA) - Ulja e çmimeve të tarifave të roamingut ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe drejt Bashkimit Evropian janë përfitimet më të mëdha të procesit të Berlinit, si dhe rrjeti falas i internetit në hapësirat publike në rajonin e Ballkanit Perëndimor si iniciativë e Komisionit Evropian në kuadër të Planit të rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Kështu vlerësoi zëvendëskryeministri për Çështje evropiane Bojan Mariçiq në takimin e sotëm me përfaqësues të operatorëve të telekomunikimit në të cilin, siç kumtuan nga SÇE, morën pjesë menaxherët e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Telekomit të Maqedonisë, A1 Maqedoni, Agjencisë për Komunikimet elektronike, Radio transmetimet kombëtare dhe Zyra kombëtare për kompetencën e Broadband.

Ai në një deklaratë pas takimit kujtoi se me Deklaratën e nënshkruar në Samitin e BE-Ballkani Perëndimor në dhjetor të vitit 2022 në Tiranë, ka filluar procesi i uljes së çmimeve të roamingut në rajon dhe drejt Evropës.

"Zbatimi i Deklaratës së roamingut jep fotografi premtuese. Operatorët nga Ballkani Perëndimor jo vetëm që përmbushën kufirin e çmimeve për vitin 2023, por tejkaluan pritshmëritë. Ata tani po ofrojnë pako nën pragun e çmimit të planifikuar për vitin 2026, që sinjalizojnë progres të rëndësishëm. Ende më shumë, në Maqedoninë e Veriut janë hapur mundësitë për harmonizim të mëtejshëm të çmimeve në përputhje me standardet lokale për disponueshmëri dhe qasje më të madhe për konsumatorët. Duke inkurajuar dialogun dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, mundemi të ballafaqohemi kolektivisht me të gjitha sfidat e reja dhe të përfitojmë nga mundësitë për përmirësim të mëtejshëm dhe për të dhënë rezultate për qytetarët, tha Mariçiqi.

Ai shton se si rezultat i Planit të rritjes dhe metodologjisë së re për negociatat e anëtarësimit në Samitin e fundit të BE-së me liderët nga Ballkani Perëndimor, një nga përfitimet janë zonat Wi-Fi për Ballkanin Perëndimor, d.m.th. krijimi i një rrjeti të internetit falas në hapësirat publike për Ballkanin Perëndimor.

"Është një masë për të inkurajuar komunitetet lokale në rajon që të afrojnë lidhjen me qytetarët, duke u mundësuar atyre të përfitojnë nga mundësitë e pafundme të digjitalizimit, si një hap konkret drejt tregut të përbashkët digjital. Për zbatimin e kësaj mase, Qeveria tashmë ka miratuar rekomandimin për implementimin e pikave publike Vi-Fi në konsultim me BNJVL-së dhe pushtetin lokal. Këto janë hapa që nuk mund të vonohen në rrugën tonë drejt BE-së, prej të cilës, siç e shihni, nuk heqim dorë, por vetëm ruajtjen e vazhdimësisë", porositi Mariçiq. rq/

Foto: SÇE 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR