• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Mariçiq: Qytetarët do të vendosin se kush do të jetë në qeveri dhe kush opozitë në Kuvend

Mariçiq: Qytetarët do të vendosin se kush do të jetë në qeveri dhe kush opozitë në Kuvend

Shkup, 4 maj 2024 (MIA) - LSDM-ja do të jetë parti e fuqishme në Kuvend, ndërsa kush do të jetë në qeveri dhe kush opozitë vendosin qytetarët, deklaroi sot zëvendëskryeministri për Çështje evropiane dhe sekretar për çështje ndërkombëtare në LSDM, Bojan Mariçiq.

Ai në deklaratën për media dhënë pas shënimit të 121 vjetorit të vdekjes së Goce Dellçevit, tha se pret që me 8 maj partia të ketë rezultate më të mira se raundi i parë i zgjedhjeve.

"LSDM është parti e fuqishme, parti që ka procedura, kapacitet demokratik dhe potencial për të hapur të gjitha diskutimet dhe të analizojë arsyet e rezultateve zgjedhore, por edhe pasojat për shtetin dhe partinë. Unë jam i sigurt se LSDM do të ketë rezultat më të mirë se raundi i parë dhe si parti do të jemi mburojë që do të mbrojmë lirinë, demokracinë, drejtësinë sociale, pagat dhe pensionet më të larta dhe rrugën drejt eurointegrimeve, gjithë atë që VMRO-DPMNE e di se planifikon ta rrezikojnë”, ka thënë Mariçiqi.

I pyetur se sa mandate presin të kenë në Kuvend, Mariçiqi tha se për këtë do të vendosin qytetarët.

Për LSDM-në tha se është një nga partitë e rralla, ndoshta e vetmja, në të cilën ka aq shumë mekanizma demokratikë. Ne jemi parti autentike, tha Mariçiq, nuk jemi derivat të ndonjë partie tjetër politike, as nuk jemi krijuar për të ndihmuar VMRO-DPMNE-në të vijë në pushtet, siç është rasti me ZNAM-in dhe Maksim Dimitrievskin.

"Jam i sigurt se jemi nga ato parti të pakta, në mos e vetmja, që ka qa mekanizma të tillë demokratikë brenda partisë për debat dhe për kongres llogaridhënës dhe zgjedhje të drejtpërdrejtë të kryetarit që do të kontribuojnë në forcimin e partisë dhe për të dalë edhe më të fuqishëm nga kjo situatë. Ajo që është shumë e rëndësishme dhe mendoj për të gjithë, siç edhe tregon slogani se nuk ka tërheqje nga e ardhmja, është që LSDM të mos heqë dorë nga ideologjia, politikat dhe vlerat e saj", tha Mariçiqi. 

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR