• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mariçiq: Punojmë që të arrijmë deri te ndryshimet kushtetuese, zgjedhjet nuk janë zgjidhje

Mariçiq: Punojmë që të arrijmë deri te ndryshimet kushtetuese, zgjedhjet nuk janë zgjidhje

Shkup, 23 gusht 2023 (MIA) - Ekzistojnë dy mënyra si të arrihet deri te ndryshimet kushtetuese: VMRO-DPMNE si parti politike të vendosë të japë mbështetje nën kushte të caktuara për të cilat u bisedua para dy muajve në takimin e liderëve dhe mënyra e dytë është pjesë e deputetëve që të vendosin të votojnë, siç e patëm rastin para pesë viteve. Nuk shoh një mënyrë të tretë, ndoshta ekziston, por këto janë dy opsione, theksoi sot në një konferencë për shtyp zëvendëskryeministri Bojan Mariçiqi. Ai nuk konsideron se zgjedhjet mund të ndryshojnë diçka.

"Ne do të punojmë në të dyja nivelet, konsideroj se nuk është e pamundur, përkundrazi mendoj se është e mundur. Mendoj se kemi kohë dhe hapësirë ​​të mjaftueshme për të gjetur një zgjidhje. Do të përsëris, çështja është shumë e rëndësishme për t'ia zënë për të madhe kujtdo nëse e ndryshon mendimin për një kohë të caktuar", tha Mariçiqi.  

 Sipas tij, zgjedhjet nuk mund të ndryshojnë asgjë lidhur me këtë çështje. Përkundrazi, thotë Mariçiqi, mund vetëm ta përdorin këtë çështje dhe do të jetë një çështje që do të dominojë fushatë dhe pastaj do të jetë arsyetim që VMRO-DPMNE nuk mund të votojë për ndryshimet kushtetuese sepse premtuan në fushatë se nuk do të votojnë nën diktat bullgar. “Dhe pastaj të hyjmë në një iluzion se është e mundur të marrim marrëveshje më të mirë dhe të presim edhe dhjetë vjet”, tha Mariçiqi.

Sipas tij, fillimisht duhet të votohet për ndryshimet kushtetuese, e më pas të shkohet në zgjedhje. Kjo është, theksoi, logjike. 

Mariçiqi thotë se shumica në pushtet ka 72-73 vota për ndryshimet kushtetuese, duke potencuar se po punohet për arritjen e shumicës së nevojshme. Prandaj, kur do të votohen ndryshimet kushtetuese, paralajmëroi, vetë caktimi i vazhdimit të seancës plenare do të jetë tregues për të. 

 "Seanca sërish do të caktohet kur të krijohen kushte. Ne në ndërkohë, po punojmë dhe do të punojmë për krijimin e kushteve për votim të suksesshëm në Kuvend. Momenti kur do të caktohet seanca do të jetë tregues se jemi afër shumicës së nevojshme. Në momentin pas asaj që u deklarua, megjithëse votimi përfundoi në 70, mendoj se mbështetja shkon për 72-73 deputetë. Megjithatë, ky ishte një votim për rendin e ditës, të mos harrojmë, nuk ishte votim për ndryshimet kushtetuese", tha Mariçiqi.

 Zëvendëskryeministrja Mariçiq konsideron se është e mundur të kompletohet procesi i ndryshimeve kushtetuese.

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR