• e martë, 24 dhjetor 2024

Mariçiq: Po shqyrtojmë tre modele për përfshirjen e organizatave të shoqërisë civile në negociatat me BE-në

Mariçiq: Po shqyrtojmë tre modele për përfshirjen e organizatave të shoqërisë civile në negociatat me BE-në

Shkup, 28 mars 2023 (MIA) - Përfshirja e drejtpërdrejtë në grupet punuese për të gjitha kapitujt dhe grupimet, konsultimet e gjera dhe nëntematike dhe përfshirja e individëve të nominuar nga organizatat e shoqërisë civile në disa grupe, janë modele për pjesëmarrjen e organizatave të shoqërisë civile në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, për të cilat sot diskutohet në kuadër të manifestimit “Organizatat civile – katalizatorë të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut”.

Në deklaratë për mediat para ngjarjes, zëvendëskryeministri përgjegjës për çështjet evropiane dhe kryenegociatori me BE-në, Bojan Mariçiq, tha se organizatat e shoqërisë civile janë një element kyç në procesin e integrimit evropian të vendit.

"Përgjegjësia më e madhe është e Qeverisë, Kuvendit dhe politikanëve, por pa një proces të hapjes, llogaridhënies, konsultimit dhe pjesëmarrjes së organizatave të shoqërisë civile, ai proces nuk mund të jetë plotësisht i suksesshëm. Kjo është arsyeja pse ne patëm disa raunde konsultimesh që nga dita e parë kur nisën negociatat vitin e kaluar. Madje kemi kërkuar nga Këshilli për Bashkëpunim në mes të Qeverisë dhe organizatave të shoqërisë civile që të shqyrtojë mundësitë se si të përfshihen organizatat e shoqërisë civile në procesin e negociatave, tha ai.

Zëvendëskryeministri Mariçiq informoi se është angazhuar një ekspert nga jashtë, i cili ka përgatitur një analizë që ofron tre opsione për përfshirjen e organizatave të shoqërisë civile.

"Një opsion është përfshirja e drejtpërdrejtë në grupet e punës për të gjithë kapitujt dhe për të gjitha grupimet. Ky është opsioni që kërkon më shumë përgjegjësi dhe angazhim nga organizatat joqeveritare. Opsioni i dytë është konsultime të gjera nën konsultime tematike në vend të pjesëmarrjes në grupe pune. Konsultimet për çdo grup pune. Dhe i treti është një model i kombinuar, ku bëjmë konsultime tematike dhe në disa grupe përfshijmë individë të nominuar nga organizatat e shoqërisë civile, tha ai.

I pyetur nga një gazetar se pse nuk është punësuar një ekspert nga vendi ynë, Mariçiq është përgjigjur se ata mendojnë se është më e përshtatshme të punësohet një person me përvojë nga rajoni.

"Ne menduam se do të ishte më e përshtatshme të punësonim një person me përvojë nga rajoni i cili ka studiuar mjaftueshëm situatën këtu dhe mund të aplikojë përvoja krahasuese nga një vend që tashmë është duke negociuar me Bashkimin Evropian, pra Mali i Zi, ku tashmë ekziston një sistemi i përfshirjes, për t'i ndarë ato përvoja dhe për ta bërë atë analizë. Vendimin se si të përfshihemi, natyrisht, do të merret nga organizatat tona së bashku me Qeverinë, tha zëvendëskryeministri Mariçiq.

Në diskutim, përveç Mariçiq, fjalime hyrëse kishin edhe kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian, David Gir, ambasadorja suedeze në vend, Ami Larson Xhain dhe sekretarja shtetërore në Sekretariatin për Çështjet Evropiane dhe zëvendëskryenegociatorja me BE-në Drita Abdiu Halili.

Pas fjalimeve, eksperti për bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Momçilo Raduloviq, prezanton modelet për pjesëmarrjen e organizatave të shoqërisë civile në procesin e anëtarësimit në BE. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR