Mariçiq: Përmes “Ballkanit të Hapur”, praktikisht ta shohim funksionimin e tregut të përbashkët
- E kemi intensifikuar bashkëpunimin rajonal me iniciativën "Ballkani i Hapur", i cili tashmë mundëson praktikisht ta shohim dhe përjetojmë funksionimin e tregut të përbashkët, bazuar në rregullat dhe procedurat evropiane, deklaroi sot zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiq.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:51, 20 prill, 2023
Shkup, 20 prill 2023 (MIA) - E kemi intensifikuar bashkëpunimin rajonal me iniciativën "Ballkani i Hapur", i cili tashmë mundëson praktikisht ta shohim dhe përjetojmë funksionimin e tregut të përbashkët, bazuar në rregullat dhe procedurat evropiane, deklaroi sot zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiq.
"Ballkani i Hapur" është një përshpejtues i integrimit tonë evropian, hyrje e shkëlqyer për integrimin e ekonomisë së Maqedonisë së Veriut në tregun e brendshëm evropian. Dhe të theksojmë edhe një herë, “Ballkani i Hapur” është në funksion të BE-së, e jo zëvendësim për BE-në, theksoi Mariçiqi në fjalimin në ngjarjen e sotme të Institutit për Kërkime Ekonomike dhe Politika “Fajnens tink” me titull “Integrimi rajonal i tregu i punës: Sfidat dhe mundësitë nga iniciativa Ballkani i Hapur dhe anëtarësimi në BE”.
Zëvendëskryeministri theksoi se vijojnë reforma të cilat do të duhet të jenë strukturore dhe themelore, nëse duam që shpejt t'i tejkalojmë sfidat me të cilat përballet tregu i punës dhe të anulojmë implikimet që i lë në ekonominë e Maqedonisë së Veriut.
"Tashmë është në vijim reforma në arsim e cila duke i dhënë përparësi profesioneve arsimore profesionale kontribuon në neutralizimin e zbrazëtirave të cilat paraqiten në tregun e punës. Por, ajo që nevojitet më shumë të punohet është kualifikimi i mëtejshëm i fuqisë punëtore, kurrikula më të mira dhe prodhimi i planifikuar i profesioneve deficitarë", tha Mariçiq.
Ai shtoi se qëllimi dhe prioriteti i Qeverisë është rritja e pagave, e cila, sipas tij, do të luajë një rol të madh në mbajtjen e kuadrit në shtëpi, veçanërisht duke filluar nga kjo verë kur qytetarët nga vendet e “Ballkanit të Hapur” kanë qasje të lirë në tregun e punës në Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Shqipëri.
Drejtoresha ekzekutive e Fajnens tink, Bllagica Petreski, theksoi tre aspekte që nevojiten për të vlerësuar efektet nga iniciatica "Ballkani i hapur" në tregun e punës, që sipas saj janë struktura e tregut të punës, primet e pagave, si dhe gatishmërinë për ndryshime strukturore.
"Analiza jonë saktë identifikon se cilat janë zbrazëtirat suficitare dhe fedicitare në tregun e punës. Rezultatet tregojnë se kemi një gjendje jashtëzakonisht të polarizuar për sa i përket zbrazëtirave suficitare de deficitare, ku nga njëra anë ka një ofertë drastike e të papunëve në raport me vendet e hapura të punës në krahasim me zbrazëtirat deficitare, ndërsa nga ana tjetër, në rastin. të aftësive të larta dominojnë zbrazëtirat suficitare, ku e arrijmë maksimumin. Pra, për një vend pune kemi madje 75 persona të papunë. Në anën tjetër, kemi zbrazëtira deficitare ku kemi mungesë të punëtorëve për pothuajse të gjithë punëtorët e përgjithshëm në disa profesione, por edhe në pjesën e sektorëve të shërbimeve, deklaroi Petreski.
Nga aspekti i iniciativës së “Ballkanit të Hapur”, si përparësi kryesore, ajo vuri në dukje plotësimin e mungesës së punëtorëve aty ku ka mungesa, me punëtorë nga vendet dhe rajonet fqinje, por paralajmëroi edhe për rreziqet në pjesën e profesioneve deficitare, ku lëvizshmëria është më e madhe.
Zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë së Shqipërisë, Endrit Uzeiraj, tha se rajoni ka sfida shumë të ngjashme dhe potenciale shumë të ngjashme.
"Në Shqipëri mund të shihen probleme të ngjashme që u përmendën. Kemi parë se si punëtorët më produktivë dhe më të talentuar largohen kryesisht në vendet evripiane dhe perëndimore ku pagat janë më të larta. Prandaj ekzistpn një nevojë shumë e madhe në Shqipëri, besoj edhe në rajon, që të rritet produktiviteti, të përmirësohen llojet e bizneseve që tërheqim në rajon për të qenë më konkurrues dhe më argëtues për njerëzit”, theksoi Uzeiraj.
Mihajllo Gaiq nga Instituti serb “Libek” deklaroi se Serbia, si shteti më i madh në rajon eka shkallën më të ulët të papunësisë në vitet e fundit, por theksoi se edhe në këtë vend ekzistojnë zbrazëtira të ngjashme si në Maqedoninë e Veriut, duke informuar se shteti i tij tani ka nevojë të madhe nga specialistë të TI-së, por edhe perspna të specializuar në sektorin e turizmit, madje edhe në ndërtimtari.
Por, në të njëjtën kohë kemi edhe një numër të madh të të huajve që vijnë të punonë në Serbi, kryesisht nga vendet siç janë Kuba, Taxhikistani, Bangladeshi dhe India vitet e fundit. Ne duhet t'i diskutojmë këto çështje në mënyrë që të kemi kthim sa më të madh në integrimin e kapaciteteve të vendeve që janë në proces", theksoi Gaiq.
Si pjesë e programit, Despina Tumanoska nga “Fajnens tink" e prezantoi hulumtimin lidhur me reformat dhe gjendjen rreth këtyre çështjeve pas çfarë pasoi edhe panel diskutimi me titull “Sfidat dhe mundësitë nga iniciativa Ballkani i Hapur dhe anëtarësimi në BE”. ar/
Foto: MIA