• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mariçiq: Ndodhemi në një pikë kyçe të historisë sonë, duhet ta shfrytëzojmë këtë shans

Mariçiq: Ndodhemi në një pikë kyçe të historisë sonë, duhet ta shfrytëzojmë këtë shans

 Bruksel,  7 dhjetor 2023 (MIA)  -  Duke e marrë parasysh përkushtimin dhe përpjekjet tona të bëhemi anëtare e plotfuqishme  e BE-së, pres që në Këshillin Evropian javën e ardhshme të marrim rekomandim për të vazhduar me Konferencën e dytë ndërqeveritare, porositi sot zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiqi  para fillimit të takimit dypalësh me KE-në në kuadër të "Kapitullit 31 -  Politika e Përbashkët e Jashtme dhe e Sigurisë" nga Klasteri 6, me mbylljen e të cilit vendi e përfundon procesin e skriningut me Unionin.

 "Me këtë, çdo hap i ardhshëm në procesin e anëtarësimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian, si dhe dinamika e negociatave, do të varet vetëm nga ne, nga miratimi i ndryshimeve kushtetuese. Ndoehmi në një pikë kyçe të historisë sonë që do ta transformojë shoqërinë e Maqedonisë së Veriut. Ky është një moment historik për Maqedoninë e Veriut, për Ballkanin Perëndimor dhe për Bashkimin Evropian. Këtë shans duhet ta shfrytëzojmë pa dilemë, pa shqetësime dhe pa frikë, por me bindje se edhe kjo do të kontribuojë për prosperitetin e shtetit dhe qytetarëve", porositi  Mariçiqi.

Sipas toij,  vonesa apo bllokimi i procesit të negociatave dhe anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE paraqet rrezik për reformat dhe zhvillimin tonë. 

"Jam i bindur se me shumicën e qytetarëve të Maqeodnisë së Veriut të cilët duan ta shohin Republikën e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian në vitin 2030 së bashku do të kemi sukses. T'i tejkalojmë së bashku pengesat dhe ta sigurojmë të ardhmen evropiane për gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme", theksoi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane. 

 Ai theksoi se nga hapja e negociatave hollësisht punuam në procesin e skriningut i cili sot me sukses përfundon pas 15 muajve, afërsisht 100 ditë, me angazhimin e mbi 100 pjesëmarrësve dhe përgatitjen e 850 prezantimeve dinamike në 206 institucione të ndryshme.

"Punë serioze e cila është dëshmi për përkushtim kolektiv të administratës dhe qytetarëve për anëtarësim në BE. Ky proces i thelluar e thekson angazhimin tonë për përmirësim të plotë të brendshëm dhe harmonizim gjithëpërfshirës me standardet evropiane, duke e treguar vendosmërinë dhe seriozitetin tonë", theksoi Mariçiqi.

 Zëvendëskryeministri potencon se deri në fund të vitit  vendi do t'i dorëzojë dokumentet kyçe që janë detyrimi ynë që del nga Korniza negociuese për anëtarësim në Bashkimin Evropian, që u  miratua më 19 korrik të vitit 2022. "Këto janë Udhërrëfyesi për sundimin e të drejtës, Udhërrëfyesi për reformë të administratës publike, si dhe Plani i Veprimit për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pjesëtarëve të pakicave dhe komuniteteve", tha zëvendëskryeministri Mariçiq.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR