• e shtunë, 27 korrik 2024

Mariçiq: Në qershor mbërrin dërgesa e re e formuralëve prej rreth 300.000 pasaportave, deri në shtator pritet të lëshohen rreth 1.900.000

Mariçiq: Në qershor mbërrin dërgesa e re e formuralëve prej rreth 300.000 pasaportave, deri në shtator pritet të lëshohen rreth 1.900.000

Shkup, 26 shkurt 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri i parë i ngarkuar për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sonte deklaroi se shteti nuk e ka njoftuar askënd se dokumentet tona të udhëtimit nuk janë më të vlefshme, por thjesht se kanë hyrë në fuqi afatet nga Marrëveshja e Prespës prej pesë vjetëve.

"Duhet të shikojmë nga këndvështrimi i qytetarëve. Me ligjin vetëm vendoset në mënyrë plotësuese pasiguri ligjore dhe probleme që qytetarët mund të kenë në kufi. Derisa të kemi një njoftim zyrtar nga ndonjë shtet anëtar i BE-së se mund të udhëtohet me pasaportë të vjetër, qytetarët mund të përballen me problemin e ndalimit në çdo pikë kufitare. Pse duhet t'i vendosim qytetarët në një situatë të pakëndshme, përveçse në paqartësi në pikat kufitare, nëse do të kalojnë apo jo, është shprehur ai sonte në një intervistë për "Top Tema" në Tv Telma.

Theksoi se mënyra më e sigurt për t'u kthyer në vend është me fletëudhëtimi, kështu që askush nuk do t'u krijojë probleme qytetarëve.

"Në bazë të statistikave, deri më tani kemi lëshuar rreth 1.350.000 pasaporta, këtë muaj, përfundimisht me këtë javë kanë mbërritur gati 300.000 formularë të rinj. Këto formularë sigurojnë një dinamikë që të gjithë të marrin pasaportat e printuara deri në qershor. Kjo do të thotë se 1.350.000 do t'u shtohen edhe 300.000 të tjera. Në qershor vjen një dërgesë e re me rreth 300.000 formularë dhe praktikisht deri në shtator do të jepen rreth 1.900.000 pasaporta. Që është numri i përgjithshëm i qytetarëve, sepse jo të gjithë nxjerrin pasaportë dhe nuk janë të interesuar të kenë pasaporta", tha Mariçiq.

Ai tha se patenta shoferit mund të përdoret edhe jashtë vendit edhe atë bashkë me patentë shoferi ndërkombëtare.

"Ndryshimet që bëmë për patentat dhe lejet e qarkullimit, janë kryesisht për përdorim vendor për të ulur presionin, gjegjësisht për të pasur kohë të mjaftueshme, sepse presioni ditor nuk është i njëjtë me pasaportat, nuk udhëtojnë aq shumë qytetarë jashtë vendit, aq sa ngasin veturat dhe ne nuk mund t'i krahasojmë ato", tha Mariçiq.

Theksoi se ndryshimet janë për arsye praktike me qëllim që deri në fund të këtij viti të kompletohen patentat dhe lejet e qarkullimit. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR