• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mariçiq: Anëtarësimi i përshpejtuar i shtetit në BE është i një rëndësie kyçe për rajonin dhe për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut

Mariçiq: Anëtarësimi i përshpejtuar i shtetit në BE është i një rëndësie kyçe për rajonin dhe për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut

Shkup, 3 prill 2024 (MIA) - Anëtarësimi i përshpejtuar i vendit në BE është i një rëndësie kyçe për rajonin dhe për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, theksoi zëvendëskryetari i parë i Qeverisë për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, në takimin e sotëm me përfaqësuesen e Parlamentit Evropian nga Mbretëria e Holandës, Tineke Strik.

Zëvendëskryeministri Mariçiq, siç kumtoi SÇE, ka theksuar përkushtimin e Qeverisë për realizimin e agjendës evropiane të shtetit.

"Vëmendje e veçantë nga folësit iu kushtua realizimit me sukses të procesit të skriningut, i cili u realizua në 15 muaj, punë intensive dhe e thellë e institucioneve", theksohet në kumtesën.

Në takim u diskutua për segmente të ndryshme të sundimit të ligjit, zgjedhjet e ardhshme dhe sfidat e shtetit dhe rajonit.

Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se pranimi i përshpejtuar i Ballkanit Perëndimor në BE është i një rëndësie kyçe për Maqedoninë e Veriut dhe rajonin.

"Eurodeputetja Tineke Strik konfirmoi mbështetjen për vazhdimin e integrimeve evropiane të shtetit në të mirë të të gjithë qytetarëve me përfitime të konsiderueshme për zhvillimin socio-ekonomik të shoqërisë", theksohet në kumtesën. ls/ 

Foto: SÇE

 

QËNDRONI TË LIDHUR