• e shtunë, 29 qershor 2024

Mareska edhe zyrtarisht menaxher i ri i Çellsit

Mareska edhe zyrtarisht menaxher i ri i Çellsit

Londër, 3 qershor 2024 (MIA) - Enco Mareska edhe zyrtarisht u emërua menaxher i ekipit elitar anglez Çellsi. Eksperti italian 44-vjeçar nënshkroi kontratë pesëvjeçare me londinezët dhe e zëvendësoi Maurisio Poketinon.

"Bashkimi me Çellsin, një nga klubet më të mëdha në botë, është një ëndërr për çdo trajner. Mezi pres të punoj me një grup të shkëlqyer lojtarësh dhe staf për të zhvilluar një ekip që do të vazhdojë traditën e suksesit të klubit dhe do të gëzojë tifozët tanë", deklaroi Mareska për faqen zyrtare të Çellsit.

Mareska sezonin e kaluar e drejtoi Lesterin deri në titullin në ligën e dytë angleze dhe promovim në Premier Ligë. Pritet që Çellsi ta paguajë Lesterin mes 8 dhe 10 milionë funta si dëmshpërblim për ndërprerjen e parakohshme të kontratës me Mareskën.

Italiani ishte preferuar nga udhëheqësia e Çellsit para kandidatëve të tjerë, Tomas Frenk nga Brentford, Roberto De Zerbi nga Brajton dhe Kieran Mekena nga Ipsuiç.

Çellsi sezonin e kaluar përfundoi në vendin e gjashtë në Premier Ligë. fc/

Fotografia: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR