• e hënë, 23 dhjetor 2024

Maqedonia e Veriut shënon 23 Tetorin, Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase

Maqedonia e Veriut shënon 23 Tetorin, Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase

Shkup, 23 tetor 2023 (MIA) -   Në Maqedoninë e Veriut sot shënohet 23 Tetori, Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase. Në këtë ditë të vitit 1893 në Selanik u themelua Organizata e Brendshme Revolucionare Maqedono-Odrine (VMORO), me qëllim që të fitonte autonominë e Maqedonisë përmes një lufte revolucionare.

Pika kulmore e veprimtarisë së VMORO-s është organizimi i Kryengritjes së Ilindenit në vitin 1903 në Maqedoni. 

Themelet e Organizatës u vendosën më 5 nëntor të vitit 1893 (23 tetor – sipas kalendarit të vjetër) në shtëpinë e librashitësit Ivan Haxhi Nikollov në Selanik. Në mbledhjen themeluese morën pjesë: Dr. Hristo Tatarçev – mjek, nga Resnja, Dame Gruev – mësues, nga fshati Smilevë – Manastir, Petar Pop Arsov – mësues, nga fshati Bogomillë – Veles, Ivan Haxhi Nikollov – librashitës në Selanik,  nga Kukushi, Anton Dimitrov – mësues,  nga fshati Ajvatovë – Selanik dhe Hristo Batanxhiev – mësues, nga fshati Gumenxhë.  

Me rastin e Ditës së Luftës Revolucionare të Maqedonisë, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të ndahet çmimi shtetëror "23 Tetori". Çmimi ndahet për arritje shumëvjeçare në fushën e shkencës, kulturës, arsimit, mbrojtjes së interesave shtetërore dhe promovimit të prioriteteve shtetërore, vlerave dhe trashëgimisë kulturore-historike me interes publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

 Delegacioni parlamentar në përbërje  të Darko Kaevski dhe Velika Stojkova-Serafimovska do të vendosin lule në monumentin Goce Dellçev në parkun e qytetit në Shkup.  

Delegacioni qeveritar në përbërje  të Robert Alagjozoski, koordinator nacional për ndërkulturalizëm, një shoqëri, zhvillim të kulturës dhe bashkëpunim ndërrepartiak dhe Dragan Vasilevski, këshilltar për mbrojtjen të kryetarit të Qeverisë, do të vendosin lule në monumentin Goce Dellçev në parkun e qytetit në Shkup. 

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR