• e hënë, 23 dhjetor 2024

Maqedonai e Veriut i pranoi 20 ikonat të cilat u takonin kishave dhe manastireve maqedonase, ndërkaq që ishin dërguar ilegalisht në Shqipëri

Maqedonai e Veriut i pranoi 20 ikonat të cilat u takonin kishave dhe manastireve maqedonase, ndërkaq që ishin dërguar ilegalisht në Shqipëri

Shkup, 15 dhjetor 2023 (MIA) - Qeveria e vlerëson lartë këtë akt historik të kthimit të njëzet ikonave të cialt u takojnë kishave dhe manastireve maqedonase. Ikonat i pret edhe një udhëtim tjetër. Kësaj radhe të kthehen atje ku e kanë vendin dhe ku peshojnë. Së bashku shkojmë në shtëpi, porositi ministrja e Kultirës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, në ceremoninë në Tiranë për dorëzimin solemn të ikonave të nxjerra ilegalisht delegacionit të Maqedonisë së Veriut.

"Me këtë gjest si shprehje e miqësisë nga ana e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, kryeministri Edi Rama dhe kolegja ime, ministrja Elva Margariti, nuk e njohim vetëm porosinë politike për respektim të obligimeve të ndërmarra si shtete. Shumë mët epër e njohim porosinë për sjelljen etike dhe morale, si dhe vlerësimin e pasurisë së mbrojtur kulturore të vendit tonë", tha Kostadinovska-Stojçevska.

Këtu në Tiranë, shtoi, dëshiroj t'i falënderoj institucionet dhe shërbimet shqiptare  të cilat i konfiskuan këto vepra të vlefshme, ndërsa hajnat i përballën me drejtësinë.

Ministrja shqiptare e Kulturës, Elva Margariti theksoi se ky është një çast solemn i cilio na bëri të ndjehemi krenarë sepse, siç tha ajo, ky akt na vendosë në avangardë për zbatim të konventave ndërkombëtare.

"Por, nga ana tjetër, ky akt e hapë rrugën jo vetëm për kthim të lëndëve të tjera në vendet e tyre të prejardhjes, nëse dëshironi të keni pretendime dhe do të identifikoheni si të tillë por nga ana tjetër edhe kthimin në Shqipëri të gjësendeve të humbura, të vjedhura në institucionet tona të trashëgimisë kulturore, muze, parqe apo objekte kulti", shtoi ajo. ab/

Foto: Ministria e Kulturës

 

QËNDRONI TË LIDHUR