• e martë, 10 mars 2026

MAP organizon ngjarje "Ndërtimi i kapaciteteve të institucioneve për trajnimin e nëpunësve administrativ"

MAP organizon ngjarje

Shkup, 10 mars 2026 (MIA) - Ministria e Administratës Publike sot organizon ngjarje Grupi tematik për menaxhim me resurset njerëzore dhe zhvillimin profesional (HRMPD), të titulluar "Ndërtimi i kapaciteteve të institucioneve për trajnim të nëpunësve publik".

Ngjarja mbahet në organizim dhe bashkëpunim me Shkollën rajonale për administratë publike (ReSPA), Ambasadën e Francës në vend dhe Qendrën për Menaxhim me Ndryshimet (QMN).

Siç kumtoi MAP, në ngjarje do të marrin pjesë drejtorë dhe përfaqësues të lartë të institucioneve për trajnimin e nëpunësve publik nga vendet e Ballkanit Perëndimor, fqinjësia Lindore dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian. 

Mes folësve që do të mbajnë fjalim në ngjarje janë ministri i Administratës Publike Goran Minçev, Maja Hanxhiska Trendafilova, drejtoreshë e Shkollës rajonale për administratë publike (ReSPA), Ben Nupnau, zëvendës shefi i Delegacionit të BE-së në vend, ambasadori francez Kristof Le Rigoler, Neda Maleska Saçmaroska, drejtoreshë e QMN-së.

Nga Ministria shtojnë se diskutimet do të synojnë forcimin e kapaciteteve institucionale, shkëmbimin e praktikave të mira dhe avancimin e sistemeve për zhvillim profesional në administratën publike. sa/ 

Foto: MIA arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR