Mandatet e tre prej pesë anëtarëve të Këshillit gjyqësor që Kuvendi u votoi mosbesim, skadojnë në fund të këtij viti, njërit vitin e ardhshëm dhe një tjetri në 2027
- Mandati gjashtëvjeçar i tre prej pesë anëtarëve të Këshillit gjyqësor të cilët Kuvendi ju dha mosbesim përfundon deri në fund të këtij viti, njërit në 2026 dhe një anëtari tjetër në 2027.
- Post By Fami Bajrami
- 12:45, 13 mars, 2025

Shkup, 13 mars 2025 (MIA) - Mandati gjashtëvjeçar i tre prej pesë anëtarëve të Këshillit gjyqësor të cilët Kuvendi ju dha mosbesim përfundon deri në fund të këtij viti, njërit në 2026 dhe një anëtari tjetër në 2027.
Kuvendi në seancën e 11 marsit të këtij viti votoi mosbesimin për anëtarët e Këshillit gjyqësor të zgjedhur në Kuvend – Vesna Dameva, Pavlina Cërvenkovska, Selim Ademi, Tanja Çaçarova Ilievska dhe Milazim Mustafa.
Mandati i tre anëtarëve të Këshillit skadon këtë vit. Me herët përfundon mandati për dy që zgjidhen me propozim të presidentit të shtetit. Në korrik të këtij viti përfundon mandati i Milazim Mustafës i cili u zgjodh në korrik 2019, ndërsa Vesna Damevës e cila u zgjodh në dhjetor 2019, mandati i përfundon në dhjetor. Deri në fund të këtij viti përfundon edhe mandati i Selim Ademit i zgjedhur në dhjetor 2019.
Vitin e ardhshëm, në dhjetor, përfundon mandati i Pavlina Cërvenkovskis e zgjedhur në dhjetor të vitit 2020, ndërsa Tanja Çaçarova-Ilievska e cila u zgjodh në dhjetor 2021 ka mandat deri në dhjetor 2027.
Votimi i interpelancave nuk nënkupton dorëheqje për këta pesë anëtarë të Këshillit gjyqësor dhe për largimin e tyre nga funksionet si anëtarë të Këshillit gjyqësor do të duhet të vendosin vetë, siç e kërkon Ligji për Këshillin gjyqësor.
Vesna Dameva në fjalimin e saj theksoi se në periudhën e kaluar, siç tha ajo, persona të caktuar të politikës në vazhdimësi kanë tentuar ta nënçmojnë duke thënë të pavërteta dhe trillime.
"Kontestohen profesionalizmi dhe kompetencat e mia dhe për të gjitha këto nuk kam reaguar, para së gjithash për të ruajtur reputacionin e Këshillit gjyqësor. Isha i përgatitur se ju politikanët do të përdorni të gjitha mjetet dhe mënyrat për të na devalvuar, bartësit e pushtetit gjyqësor, që nuk ju përgjigjemi. Nuk kam ardhur të justifikohem dhe të mbrohem, kam ardhur të qëndroj në anën e shtetit ligjor”, theksoi Dameva duke hedhur poshtë pretendimet nga interpelanca.
Interpelanca ndaj pesë anëtarëve të Këshillit gjyqësor të cilët i zgjodhi Kuvendi është e palejueshme, tha anëtarja e Këshillit gjyqësor Tanja Çaçarova Ilievska. Jo vetëm që nuk është e lejueshme, por ky akt tha ajo, paraqet precedent në demokracinë parlamentare të Republikës së Maqedonisë së Veriut deri më sot, tha ajo.
"Qëndrimi im është, pretendoj se jam në të drejtë, se interpelanca e një anëtari të Këshillit gjyqësor është e paligjshme dhe akt antikushtetues. Shoh në interpelancë se parashtruesit e saj i referohen, ndërsa këtë e dëgjojmë vazhdimisht në media, për të drejtën e tyre të garantuar me Kushtetutë për të paraqitur interpelancë, në kuptim të nenit 72 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Megjithatë, në kuptimin e nenit 68, paragrafi 1, pika 15, ka një zgjidhje tjetër kushtetuese. Aty qëndron se një interpelancë mund të bëhet kundër çdo bartësi të funksionit publik që përgjigjet para Kuvendit. Anëtarët e Këshillit gjyqësor, në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin për Këshillin gjyqësor i cili është "lex specialis" dhe në të cilit i referohet Kushtetuta në lidhje me çështjet thelbësore që kanë të bëjnë me Këshillin gjyqësor, përkatësisht përbërjen e Këshillit gjyqësor, mandatin e anëtarëve të Këshillit gjyqësor, kompetencat e Këshillit gjyqësor, kushtet dhe procedurën për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit gjyqësor përgjegjësia e anëtarit të Këshillit gjyqësor, janë çështje të cilat konform me Kushtetutën, në mënyrë më specifike dhe më të prerë shpjegohen dhe rregullohen me Ligjin për Këshillin gjyqësor", tha Çaçarova - Ilievska.
Kryeministri Hristijan Mickoski pret përgjegjësi morale nga pesë anëtarët e Këshillit gjyqësor, të cilëve iu votua mosbesimi nga Kuvendi. Mickoski, siç deklaroi, pret që ata të largohen nga pozitat e tyre, pasi siç tha ai nuk e kanë kredibilitetin për të qenë në ato pozita.
"Unë pres përgjegjësinë e tyre morale dhe të braktisin pozitat që i kanë zënë, sepse nuk kanë kredibilitet të jenë në ato vende”, tha Mickoski, gjatë pjesëmarrjes në vënien e gurthemelit të vendkalimit kufitar Maqedoni-Greqi “Markova Noga”.
Nisma për interpelancë e dorëzuar më 7 shkurt, u mbështet nga 67 deputetë të shumicës qeverisëse, por për largimin e pesë anëtarëve të Këshillit Gjyqësor nga pozita do të duhet të vendosin vetë, siç e kërkon edhe Ligji për Këshillin gjyqësor.