• e premte, 05 dhjetor 2025

Manasievski: A përfunduan 14 milionë euro nga një tender i kompanisë "Markovski Kompani" në llogaritë e Zaevit, prandaj gjykata e liroi në arrest shtëpiak?

Manasievski: A përfunduan 14 milionë euro nga një tender i kompanisë

 Shkup, 11 tetor 2025, (MIA) - Prej sot fillojmë, fillojmë me demaskimin e  krimit të kompanisë "Markovski Kompani", pompimin e dukshëm të parave nga REK dhe EMV shtetërore dhe grabitjen e kryer nga LSDM. Nga e gjithë kjo, do të bëhet e qartë pse shefi i kompanisë "Markovski Kompani" u vu në arrest shtëpiak nga gjykatësit e LSDM-së, në vend që të përfundonte në burg - theksoi në konferencën për shtyp Valentin Manasievski nga VMRO-DPMNE.

 Sipas tij, "Markovskit Kompani" kanë marrë 46 milionë euro vetëm nga një tender nga LSDM, edhe pse oferta ishte më e shtrenjtë, dhe tani, ai merr vetëm arrest shtëpiak, gjë që është provë e gjyqësorit të kalbur!

"Për furnizimin konkret për gëmim të qymyrit ka pasur tre ofertues. Oferta më e lirë ishte 100 denarë për gigaxhul. Por u pranua një ofertë prej 129.7 denarë për gigaxhul. Ky është një çmim 30 për qind më i lartë. Vetë parashtrohet pyetja se ku përfunduan këto 30% - deklaroi Manasievski. 

 Ai thotë se për të qenë më i qartë, 30% e 46 milionë eurove janë 14 milionë euro. A përfunduan këto 14 milionë euro përmes kanaleve të ndryshme në llogaritë e Zaevit në Bullgari dhe Dubai?, pyeti.

 Ai deklaroi se në ditët në vijim do të vazhdojnë të publikojnë detaje si me para të REK dhe EMV përmes "Markovski Kompani" është financuarse rrethi rreth Zaevit dhe Filipçes.

 

QËNDRONI TË LIDHUR