Mançini mund të bëhet trajner i Mançester Junajtedit
- Ish trajneri i reprezentacionit të Italisë, Roberto Mançini, mund të bëhet trajner i Mançester Junajtedit nëse Ruben Amorim largohet nga posti i tij, bën të ditur "San".
- Post By Fami Bajrami
- 12:55, 18 tetor, 2025
Mançester, 18 tetor 2025 (MIA) - Ish trajneri i reprezentacionit të Italisë, Roberto Mançini, mund të bëhet trajner i Mançester Junajtedit nëse Ruben Amorim largohet nga posti i tij, bën të ditur "San".
Eksperti 60- vjeçar i futbollit si dhe bashkëpronari i klubit Xhim Ratklif, jetojnë në jug të Francës. Kohët e fundit ata janë parë shpesh në evente shoqërore.
Mançini ka punuar në Angli, duke trajnuar Mançester Sitin nga viti 2009 deri në vitin 2013. Nën udhëheqjen e tij, ekipi fitoi titullin e Premier ligës në vitin 2012.
Pozicioni i fundit i tij si trajner ka qenë për reprezentacionin e Arabisë Saudite të cilin e la në tetor 2023.
Mançester Junajtedi ka 10 pikë pas shtatë ndeshjeve në Premier ligë dhe është në vendin e 10-të.
Foto: EPA