• e premte, 05 dhjetor 2025

Mançester Siti nënshkruan marrëveshje rekord me “Pumën”

Mançester Siti nënshkruan marrëveshje rekord me “Pumën”

Mançester, 16 korrik 2025 (MIA) – Klubi i Premier ligës angleze, Mançester Siti ka rinovuar bashkëpunimin me prodhuesin gjerman të pajisjeve sportive "Puma" deri në vitin 2035.

Vlera e kësaj kontrate dhjetëvjeçare, siç raporton gazeta londineze "Gardian" është një rekord prej një miliard paundë.

Me këtë marrëveshje Siti nga "Puma" do të inkasojë 100 milionë paund që është dukshëm më shumë se 65 milionë paundët e mëparshme në vit.

Kjo e bën këtë marrëveshje rekord për një klub me një prodhues pajisjesh sportive, duke tejkaluar marrëveshjen e rivalëve të qytetit si, Mançester Junajtedin të cilët para dy vitesh nënshkruan marrëveshje dhjetëvjeçare në vlerë 900 milionë paund me "Adidasin".

"Puma" është sponsor i Mançester Sitit që nga viti 2016.

FOTO: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR