• e premte, 05 dhjetor 2025

Mançester Siti mposht bindshëm Al Ain në Kupën e botës për klube

Mançester Siti mposht bindshëm Al Ain në Kupën e botës për klube

Atlanta, 23 qershor 2025 (MIA) - Mançester Siti ka mposhtur bindshëm mëngjesin e sotëm Al Ain me rezultat 6-0 në Kupën e botës për klube në një ndeshje të luajtur në Atlanta.

Dy herë ka shënuar Ikaj Gundogan, ndërsa Klaudio Eçeveri, Erling Haland, Oskar Bob dhe Rajan Çerki shënuan nga një gol.

Pas kësaj ndeshje, Siti është i dyti në Grupin G me 6 pikë, po aq sa Juventusi i cili është në vendin e parë. Al Ain si dhe Vidad, nuk kanë asnjë pikë.

Në ndeshjen e radhës, Mançester Siti do të përballet me Juventusin më 26 qershor, ndërsa Al Ain po atë ditë do të luajë kundër Vidadit.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR