• e hënë, 08 korrik 2024

Mançester Siti bëri histori me 17 fitore radhazi në terrenin vendas

Mançester Siti bëri histori me 17 fitore radhazi në terrenin vendas

Mançester, 20 gusht 2023 (MIA) – Kampioni anglez i futbollit Mançester Siti ka vendosur rekord klubi për fitore të njëpasnjëshme në terrenin vendas. Ekipi  i Pep Guardiolës mbrëmë ka mposhtur Njukasllin (1:0) në xhiron e 2-të të Premierligës.

 Qytetarët në stadiumin "Etihad" kanë fituar 17 ndeshje radhazi në të gjitha ndeshjet. Gjatë kësaj kohe ata shënuan 55 gola, ndërsa dhe morën  7. Në 11 ndeshje nuk morën asnjë gol.

Mançester Siti për herë të fundit nuk arriti të fitojë në terren vendas më 31 dhjetor të vitit 2022, kur barazoi 1:1 kundër Evertonit.

 Foto: EPA

 


 

 

QËNDRONI TË LIDHUR