• e shtunë, 29 qershor 2024

Mançester Siti është i interesuar për Rodrigon

Mançester Siti është i interesuar për Rodrigon

Madrid, 31 maj 2024 (MIA) – Kampioni anglez në futboll, Mançester Siti është i interesuar që në afatin kalimtar të verës të përforcohet me anësorin e Real Madridit, Rodrigo, transmeton sot gazeta spanjolle Marka.

Sipas burimit, një numër i madh i klubeve evropiane po monitorojnë situatën në Real Madrid në lidhje me transferimin e pritshëm të Kilian Mbapes, për shkak të së cilës disa lojtarë mund të jenë të pakënaqur me rolin e ri në skuadër.

Këtë sezon, braziliani Rodrigo (23) luajti 50 ndeshje për Realin në të gjitha garat duke shënuar 17 gola dhe nëntë asiste.

Rodrigo është pjesë e Realit që nga viti 2019, ndërsa vlera e tij në treg llogaritet në 100 milionë euro.

FOTO: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR