• e mërkurë, 03 korrik 2024

Mançester Junajtedi njofton largimin e Grinvudit

Mançester Junajtedi njofton largimin e Grinvudit

Mançester, 21 gusht 2023 (MIA) - Mançester Junajtedi ka dalë me komunikatë për të ardhmen e sulmuesit anësor Mejson Grinvud.

Klubi ka përfunduar hetimin e brendshëm mbi akuzat ndaj lojtarit.

"Të gjithë të involvuarit, përfshirë edhe Mejson, pranojnë vështirësitë për të vazhduar karrierën e tij në Mançester Junajted. Prandaj është rënë dakord mes veti se do të ishte më e përshtatshme që ai ta bënte këtë jashtë 'Old Trafordit' dhe ne tani do të punojmë me Mejsonin për ta arritur atë rezultat", thuhet në kumtesën e klubit.

Herën e fundit futbollisti 21-vjeçar doli në fushë në fillim të vitit 2022. Në janar Grinvud u arrestua nën akuzën për përdhunim dhe dhunë ndaj të dashurës së tij. Në shkurt 2023 u njoftua se policia e ka mbyllur “rastin Grinvud”.

Foto: Tuiter

QËNDRONI TË LIDHUR