Mançester Junajtedi mund ta angazhojë Regilonin shkaku i lëndimit të Luk Sho
- Serhio Regilon mund t'i bashkohet Mançester Juanajtedit nga Totenhemi. "Djajtë e kuq" mendojnë ta angazhojnë 26-vjeçarin për shkak të lëndimit të Luk Sho, bën të ditur "Manchester Evening News".
- Post By Fami Bajrami
- 14:10, 27 gusht, 2023

Londër, 27 gusht 2023 (MIA) - Serhio Regilon mund t'i bashkohet Mançester Juanajtedit nga Totenhemi. "Djajtë e kuq" mendojnë ta angazhojnë 26-vjeçarin për shkak të lëndimit të Luk Sho, bën të ditur "Manchester Evening News".
Është vërejt se kërkesa për pagën e spanjollit mund të jetë shumë e lartë për Junajtedin.
Regilon sezonin e kaluar e kaloi në huazim te Atletiko Madridi, ndërsa nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare për Totenhemin këtë vit.