• e martë, 08 tetor 2024

Mançester Junajtedi e sheh Tuhelin si zëvendësues potencial të Ten Hagut

Mançester Junajtedi e sheh Tuhelin si zëvendësues potencial të Ten Hagut

Mançester, 7 tetor 2024 (MIA) - Mançester Junajtedi po e konsideron Tomas Tuhelin si zëvendësues të Erik ten Hagut.

Për kandidaturën e ekspertit gjerman drejtuesit e klubit kanë biseduar që në verë, kur mendonin ndërrimin e trajnerit. Si opsion janë edhe disa drejtues të tjerë të cilët tashmë janë të angazhuar në klube të tjera, ndërsa Tuheli ka mbetur pa angazhim që pas largimit nga Bajerni në fund të sezonit të kaluar.

Drejtuesit e klubit nga Old Traford nesër do të kenë takim ku do të diskutohet mbi situatën e skuadrës dhe të ardhmen e Erik ten Hagut si trajner të Mançester Junajtedit.

"Ne komunikojmë shumë hapur, në mënyrë shumë transparente. Çdo javë, madje do të thosha çdo ditë, ndaj pres që të flasim", ka thënë trajneri i Mançester Junajtedit, duke folur për raportet me administratën.

Pas shtatë xhirove në Premier ligë, Junajtedi është në vendin e 14-të në tabelë me tetë pikë.

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR