• e martë, 09 korrik 2024

Mançester junajted kërkon 60 milionë euro për Megvaer

Mançester junajted kërkon 60 milionë euro për Megvaer

Mançester, 10 korrik 2023 (MIA) - Mançester junajted është gati të ndajë rrugët me mbrojtësin Hari Megvaer këtë verë, publikoi "Mançester Ivning njuz".

Sipas burimit, klubi dëshiron të fitojë 58 milionë euro nga shitja e lojtarit. Nëse anglezi mbetet në skuadër, atij do t'i hiqet shiriti kapitenit.

Paraprakisht u publikua se Mançester junajted është i gatshëm t'i paguajë mbrojtësit 12 milionë euro për t'u larguar nga klubi në verë. Kontrata e tij aktuale është deri në vitin 2025.

Këtë sezon Megvaer ka luajtur 31 ndeshje për Mançester junajted në të gjitha garat dhe nuk ka shënuar asnjë gol. ls/ 

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR