• e mërkurë, 26 qershor 2024

Mançester Junajted e luan sezonin më të keq në Premier Ligë

Mançester Junajted e luan sezonin më të keq në Premier Ligë

Mançester, 7 maj 2024 (MIA) - Gjiganti anglez Mançester Junajted tani disa vite është vetëm hija e klubit me të kaluar të famshme, por këtë sezon ekipi i udhëhequr nga Erik ten Hag në mënyrë shtesë po thyen rekorde negative.

Junajted deri tani ka pranuar 81 gola, me çka në tre xhiro para fundit të sezonit tashmë e kanë barazuar rekordin negativ nga sezoni 1976/77.

Paralelisht me këtë, Mançester Junajted për herë të parë në historinë e vet në Premier Ligë, ka regjistruar 13 humbje në një sezon.

Mançester Junajted sezonin e tij më të keq në dhjetë vitet e fundit e ka pasur nën udhëheqjen e Dejvid Mojsit në vitin 2014. Atë sezon futbollistët e tij arritën të fitojnë 64 pikë, sa ekipi i Ten Hagut nuk mund as teortikisht të fitojë deri në fund të këtij sezoni. bsh/

Foto: Fejsbuk

 

QËNDRONI TË LIDHUR