• e hënë, 23 dhjetor 2024

Maksuti për MIA-n: Ekipe për mbrojtje dhe shpëtim të përbëra prej 40 personave, janë nisur në rajonin e goditur nga tërmeti në Turqi

Maksuti për MIA-n: Ekipe për mbrojtje dhe shpëtim të përbëra prej 40 personave, janë nisur në rajonin e goditur nga tërmeti në Turqi

Shkup, 7 shkurt 2023 (MIA) - Ekipe për mbrojtje dhe shpëtim, të përbërë nga 40 persona, janë nisur në rajonin e goditur nga tërmeti në Turqi, në Gaziantep, konfirmoi për MIA-n, Bekim Maksuti, drejtor i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim.

"Janë nisur gjithsej 40 persona, profesionistë, nga qytete të ndryshme dhe nga ekipe të ndryshme për shpëtim nën gërmadha, nga objekte të larta, të cilët me automjete dhe pajisje nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim janë dërguar për ndihmë në Republikën e Turqisë", informoi ai.

Tani për tani, sipas vendimit të Qeverisë, u planifikua që ata të jenë aty rreth dhjetë ditë. Bëhet fjalë për njerëz, të cilët kanë punuar në stërvitje të ndryshme në shtet, si dhe në vendet e huaja, në shpëtim nga rrënojat. Pjesa më e madhe e tyre kanë shkuar edhe pas tërmetit në vitin 2019 në Republikën e Shqipërisë.   

"Në rast se duhet të anulohet, ata do të mbeten ose do të zëvendësohen me tjerë, varësisht se çfarë do të jetë gjendja në terren", sqaroi Maksuti në deklaratë për MIA-n.

Ekipet e para janë nisur në mëngjes, pritet që nesër në mëngjes të jenë aty. Duhet të kalojnë rreth 1.900 kilometra rrugë tokësore. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR