• e mërkurë, 26 qershor 2024

Makron në fund të muajit për vizitë shtetërore në Gjermani

Makron në fund të muajit për vizitë shtetërore në Gjermani

Berlin, 2 maj 2024 (MIA) - Presidenti francez, Emanuel Makron prej 26 deri më 28 maj do të qëndrojë për vizitë shtteërore në Gjermani, e cila do të jetë në kontekst të bashkëpunimit evropian, me vizita të planifikuara në Berlin, Drezden dhe Minster, kumtoi sot kryesia gjermane.

Vizita, e cila është e para e një presidenti francez në 24 vitet e fundit, do të realizohet mu para zgjedhjeve për Parlamentin evropian (6 deri 9 qershor) dhe fillimit të Kampionatit evropoian në futboll, në Gjermani, që do të mbahet prej 14 qershor deri më 14 korrik dhe Lojërave olimpike në Paris të cilat pasojnë menjëherë më pas.

Presidenti francez rregullisht tkaohet me kancelarin gjerman, Olaf Sholc në Paris apo Berlin, përderisa këtë vizitë shtetërore, më të rëndësishmen në kierarkinë protokollare, e organizon presidenti gjerman, Frank-Valetr Shtajnmajer.

Emanuel dhe Brizhit Makron do të priten me nderime ushtarake në pallatin Belvi në Berlin, rezidencën e presidentit gjerman, ndërsa më pas do të marrë pjesë në "festimin e demokracisë" me rastin e 75-vjetorit të Ligjit themelues gjerman dhe 35 vite nga revolucioni paqësor në vitin 1989 që çoi drejt bashkimit të sërishëm të dy Gjermanive.

Me nënshkrimin e Ligjit themelues më 23 maj 1949 është themeluar Republika Federale e Gjermanisë.

Dita e dytë dhe e tretë e vizitës do të jenë në Drezden dhe Minster, ku do të bisedojnë për "sfidat e përbashkëta në të cilat Franca dhe Gjermania mund të japin përgjigje të përbashkëta në Evropë, në fushën e inovacioneve teknologjike dhe konkurrencës apo në tema për paqe dhe siguri në kontinent", ceket në kumtesë.

Presidenti Makron do të jetë mysafiri i vetëm i huaj në përvjetorin e themelimit të Republikës Federale të Gjermanisë, me kërkesë të presidentit SShtajnmajer i cili dëshiron "ta cekë vlerën unikate të miqësisë francezo-gjermane". ab/

Fotо: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR