• e hënë, 23 dhjetor 2024

Alen Berse sekretar i ri i përgjithshëm në Këshillin e Evropës

Alen Berse sekretar i ri i përgjithshëm në Këshillin e Evropës

Strasburg, 26 qershor 2024 (MIA) - Ish presidenti i Zvicrës Alen Berse është zgjedhur sekretar i përgjithshëm në Këshillin e Evropës me mandat pesë vjeçar, gjatë seancës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE).

Në rrethin e dytë të zgjedhjeve Berse fitoi 114 vota, ndërsa kandidatët e tjerë - ish ministri i Kulturës i Estonisë Indrek Saar dhe ish ministri i Financave të Belgjikës Didie Rejnders - fituan 85, gjegjësisht 46 vota, njoftoi APKE-ja. 

Mandati i Berse do të fillojë më 18 shtator. rq/fc/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR