"Magna" kanadeze fillon me ndërtimin e fabrikës në Shtip
- Në Shtip sot do të shënohet fillimi i punëve ndërtimore për projektin investues të kompanisë "Magna Mehatroniks" në Zonën e zhvilluar teknologjike industriale - Shtip.
- Post By Arta Bunjaku
- 07:39, 11 maj, 2023

Shkup, 11 maj 2023 (MIA) - Në Shtip sot do të shënohet fillimi i punëve ndërtimore për projektin investues të kompanisë "Magna Mehatroniks" në Zonën e zhvilluar teknologjike industriale - Shtip.
Në ngjarje është paralajmëruar edhe fjalimi i kryeministrit, Dimitar Kovaçevski, bashkëkryetarit të kompanisë "Magna Internacional", Dejvid Krespi, si dhe i drejtorit të ZZHTI, Jovan Despotovski.
Investimi është në vlerë prej 40 milionë eurove dhe sipas paralajmërimeve fillimisht do të punësohen 600 persona.
Në fabrikë do të proldhohen pjesë elektro-mekanike për automobilë.
Kompania kanadeze "Magna Internacional" tashmë ka hapur objekt në Strugë për krijim dhe montim të retrovizorëve. ab/
Foto: MIA Arkivi