• e hënë, 23 dhjetor 2024

Madje 40 për qind e turistëve të huaj në BE kanë qëndruar në Spanjë apo Itali

Madje 40 për qind e turistëve të huaj në BE kanë qëndruar në Spanjë apo Itali

Bruksel, 27 shtator 2023 (MIA) - Numër më të madh të akomodimve të turistëve të huaj gjatë vitit 2022 mes vendeve anëtare të BE-së shënon Spanja dhe atë 270 milionë, pas çka pason Itlaia me 201 milionë akomodime, kumtoi sot Shërbimi statistikor evropian - Eurostat me rastin e Ditës botërore të turizmit - 27 shtatorit.

Në këto dy vende janë realizuar madje 40 për qind nga numri i përjgithshëm i akomodimeve të turistëve të huaj në kapacitetet akomoduese në BE.

Në 11 nga 27 vende anëtare të BE-së shumica e turistëve të cilët janë akomoduar në kapacitetet turistike në vitin 2022 ishin të huaj, 43 për qind nga numri i përgjithshëm i mysafirëve të vendosur në hotelet dhe bujtinat në Union.

Në tre nga vendet anëtare të BE-së, pjesëmarrja e të huajve në numrin e përgjithshëm të turistëve tejkalon 90 për qind dhe atë në Maltë me 92 për qind dhe në Kroaci dhe Qipro me nga 91 për qind. Përqindje të lartë të turistëve të huaj shënon edhe Luksemburgu me 86 dhe Greqia me 84 për qind, ndërsa mes 60 dhe 70 për qind të akomodimeve të të huajve kanë edhe Austria, Sllovenia, Portugalia dhe Spanja.

Sipas të dhënave të Organizatës botërore turistike të KB-së (UNVTO), edhe pse BE-ja përfshin vetëm 5,6 për qind të populaltës botërore dhe 3,0 për qind të sipërfaqes së përgjithshme të botës, masje 45,8 për qind e të gjitha vizitave turistike në nivel global në vitin 2022 ishin realizuar në territorin e saj. Mes dhjetë vendeve të para, të vizituara nga ana e turistëve janë gjashtë anëtare të BE-së - Spanja në vend të parë, Franca në të dytin, Italia në vend të pestë, Gjermania në vendin e tetë, Greqia në të nëntin dhe Austria në vendin e dhjetë. ab/

Foto: МIА Arkivi/Eurostat

QËNDRONI TË LIDHUR